Rama: Po diskutojmë mundësinë e basteve online, jo monopol

Leda Hysa

Kryeministri Edi Rama ka dalë nga rendi i ditës në seancën e sotme Parlamentare, duke folur për vendimin e Qeverisë për të mbyllur kazinotë dhe bastet duke filluar që nga Janari i vitit 2019.

Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi se do të mbyllen të gjitha kazinotë dhe bastet. Sa i përket basteve online, që është një proces kompleks edhe në vendet e tjera, Rama sqaroi se do të ketë një tjetër diskutim se si do të procedohet. Sikundër theksoi  se nuk do të ketë asnjë monopol shtetëror për bastet.

“Jam shumë i sigurt se ky grup parlamentar do t’u japë prindërve të këtij vendi, nënave, grave, vajzave edhe atyre që janë aktualisht të sëmurë nga marrëdhënia me fatin, një dhuratë të shumëpritur dhe terapeutikisht të domosdoshme, mbylljen e kazinove elektronike, të basteve sportive dhe të basteve online. Për sa i përket online-it, që është një drejtim shumë kompleks, do të arrijmë në një konkluzion të studiuar dhe do të mund të kemi një diskutim të mëvonshëm.

Ka propozime të ndryshme edhe sa i përket idesë së një monopoli shtetëror të lojërave të fatit. Por, që sot po ja u them, unë personalisht jam kundër. Megjithatë të gjitha diskutimet janë të hapura. Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotelet me 5 yje në zonat e definuara me vendim të qeverisë si zona turistike. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër.

Më vonë po ky Parlament do të vendosë që të hapë një dritë edhe për online-in. Online luhet dhe në telefon, por duhet të kesh kartë identiteti bankar dhe nuk mund të bësh dot transaksion. Sidoqoftë kjo është temë që nuk është e aktualitetit”, tha Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament.

Kreu i qeverisë foli edhe për sulme që deputetëve socialistë po u bëhen nga qelitë e burgut.

Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe Ekonomisë janë kthyer në shënjestër e një sulmi vulgar mesazhesh të orkestruara nga burgu 313”, u shpreh Rama.

Dhe për këtë, Kryeministri akuzoi opozitën që mungonte në Parlament, duke thënë se: “Janë të lidhur drejtpërdrejt me interesat që kumtojnë në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Tiranë.”

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • “Më vonë po ky Parlament do të vendosë që të hapë një dritë edhe për online-in. ”

    Qarte!

    Transferimi i basteve sportive nga rruga drejt digjitalizimit.

    Por si faze e pare, mbyllja totale…

    Qeveria e ka te mundur qe ti bllokoje edhe bastet online te te gjitha llojeve.

    Por me sa duket bastet do vazhdojne te luhen “me vone” online.

    Kjo nuk do te thote “ndalim apo bllokim” i ketij aktiviteti te demshem per shoqerine.

    • Qeveria ka të mundur të ndalojë vetëm faqet e basteve me domain .al, nuk mund të ndalojë qeveria p.sh bet365.com sepse kjo do të ishte censurim i internetit. Por që të luash tek faqet online, duhet të kesh kartë bankare krediti kështu që cdo transaksion do jetë i kontrollueshëm dhe i tatueshëm nga shteti.

  • Ja pra, doli me ne fund dhe e verteta e aksionit “human” te Rames per mbylljen e lojrave te fatit. Do ti hapet drite jeshile basteve online. Jo monopol por super monopol ne duar te Olsi Rames. Gezimi i disave qe shpresuan te rritja ekonomike si pasoje e mbylljes lojrave te fatit, ishte afatshkurter ashtu si vete rrenat e Rames keto 5 vjet.

  • E kam thene dhe e perseris: Pavaresisht shume te metave dhe gabimeve, ky eshte kryeministri qe i duhet Shqiperise edhe per 10 vjetet e ardhshem. Boll me babalet qe e shkaterruan kete vend.

  • Të dashur miq!

    Ne rilindjotët, në një të ardhme të afërt (dmth. kur të qethen viçat) do t’i zhdukim lojrat e fatit fatkeqsisë, POR vetëm ato të rrugëve, dmth. vetëm kazinotë e atij rrotës… oh sorry… të atij pardesybardhit tjetër. Që ta dini dhe ju, ne jo më kot sapo e nxorrëm nga senduku foton e tij para automatit në Vlorë. S’më besoni? Vërtet? Qe baba, ulini kryt posht dhe kqyreni pak me kujdes foton. E keni sade fare, të pa retushume…

    [ http://www.gazetadita.al/wp-content/uploads/2018/10/1539853491_berishaekuqeezeze1.jpg%5D

    Sa për bastet online, ju kërkoj ndjesë miqt e mi të kazaneve meditike, se para dy-tre ditëve ja mballosa vërtet si kau lopës. Kujtova se do e hanit kollaj sapunin për djathë, po ku të lini rehat ju? Ju po të doni të zbërtheni dhe mbërtheckat, e jo më një tentativë kaq të thjeshtë për t’ua rrrojtur mjekrrrën viktimave të bixhozit.

    Ma bëni hallall dhe kesaj here miq. Ju betohem se kjo ishte hera e parë dhe e parafundit…

    Me respekt, i juaji Berti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *