Selenica nderon katër personalitete vlonjate

Ornela

Nga AGIM JAZAJ

Bashkia e Selenicës organizoi në Pallatin “Labëria” në Vlorë aktivitetin për nderimin e 4 figurave publike, personalitete të njohura publike të Labërisë, ideuar dhe realizuar nga kryebashkiaku Shametaj.

Një ceremoni sa të thjeshtë,aq dhe domethënëse, në prani të shumë qytetarëve, ishin përzgjedhur për tu vlerësuar me çertifikatën: “MIRËNJOHJE E BASHKISË” nga kryebashkiaku, me propozim të Shoqatës Atdhetare Kulturore;“Ismail Qemali”, kryetari i saj Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, 4 personazhet, publike, me një kontribut të çmuar:Gazetari i shquar: Kristo Mërtiri. Ish mësuesi dhe deputeti: Ibrahim Vasjari.Autori, Studiuesi dhe Historiani: Enver Memishaj, Prof. Dr. Mjeshtër i madh: Bardhosh Gaçe.

Në këtë aktivitet ishin mbledhur shumë bashkëqytetarë vlonjat dhe jo vetëm. Ndodhej mes bashkëqytetareve të tij, si bashkëqytetar edhe kryetari i KLSH. Dr. Bujar Leskaj, shumë personazhe të tjerë, jo vetëm nga Vlora e Labëria…

Për figurat e këtyre përsonazheve folën; publististi dhe opinionisti: Agim Jazaj. Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe artistëve,“Petro Marko” Vlorë: Albert Habazaj. Shkrimtari Eqerem Canaj Kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore;“Labëria” dega Vlorë: Ahmet Demaj.

Një falnderim të veçantë kemi për shoqatën Atdhetare Kulturore, “Ismail Qemali”, kryetarin e saj, Prof. Dr. Bardhosh Gaçen, për propozimin-nderimin e këtyre figurave publike që kanë lidhje me Bashkinë tonë, Labërinë dhe Vlorën, për kontributet e tyre të shquara si: Njerëz me vepra. Qytetarë të formuar. Frymëzues dhe udhërrëfyes të shoqërisë Shqiptare- tha në fjalën e vet kryetari i bashkisë zoti: Përparim Shametaj.

Është nder i madh, jo vetëm për ata që i nderojmë sot, me këtë motivacion, por nderohemi edhe ne prej vlerave të tyre të çmuara.

Është më e pakta që mund të bëjmë, për kontributin e tyre, por mirënjohja ka vlerën e vet”-nënvizoi kryebashkiaku.

      ***

Kristo Mërtiri: Gazetari dhe Publicisti i shquar me rrënjë e degë nga Labëria dhe Vlora, me zemër e mendje në çdo vatër e qosh konaku, në të 47 fshatrat e kësaj Bashkie, të cilët i njeh me rrënjë e dhëmballë… Është ulur këmbëkryq, në çdo vatër nga: Sevasteri, Smokthina, Brati, Kota, Drashovica, Karbunari, Dushkaraku, në minerën e Selenicës, i ka shkelur këmba dhe ka ngjyer pendën e tij tëartë, ka shkruar, faqe te tëra në shtypin e djeshëm dhe të sotëm, me klithma kohe, për të nesërmen.

Autori i shumë njohur, i të tri kohëve të; Monizmit, Pluralizmit dhe të Kurbetit, është një shërbëtor i devotshëm i vendit dhe i kombit!

   ***

*Ibrahim Vasjari:Ish mësuesi i nderuar, i qet, i thjeshtë, dhe i thellë në mendime dhe i matur në veprime. Si mësues, ka shërbyer në krahinën e Mesplikut e më gjerë, me një përvojë 40 vjeçare, duke krijuar e ruajtur marëdhënie të mira me banorët, nxënësit, etj.

Edhe pse jeta, në fillimet e tij e privoi nga të drejtat themelore të njeriut, ai si një pinjoll i një familje me tradita atdhetare, dijti të përballojë padrjetsitë e kohës dhe mundi të ngrihej.

Ibrahim Vasjari ishte dhe mbetet një mësues me vlera, një kontribues edhe si politikan, ish deputet.

  ***

*Enver Memishaj:Ndër emrat e çmuar dhe të vlerësuar me: “Mirënjohje e Bashkisë”: për studimin dhe publikimin, e vlerave të shumë personaliteteve.

Veprat historike dhe publicistike:

”Kthimi i Borxhit të madh”, për figurat e Prof. Isuf Luzaj, Qazim Kokoshit”, “Prefektët e Qarkut të Vlorës”, “Kryetarët e Bashkisë Vlorë”. “Emblema e një Epopeje”, dhe shumë vepra të botuara të autorit Memishaj, zënë vend në memorien e kulturës shqiptare dhe mbarë shqiptare.

   ***

*Bardhosh Gaçe: Ndër krijuesit, autor i njohur brenda e jashtë vendit; për veprat e tij në: Publicistikë, Estetikë, Monografi, por edhe në Albanologji, etj.

Botimet e tij janë të shumta, por do mund të përmedim disa prej tyre të cilave i ka arkivuar kujtesa kombëtare:

“Lëvizja kombëtare në Vlorë”.

“Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare”.

“Flamuri dhe Ismail Qemali”.

“Himara në Shekuj”.

“Ali Asllani, në kujtimet dhe studimet letrare”.

“Naim Frashëri, si frymëzim i kulturës Kombëtare”.

Monografi të: “Osman Haxhiut”, “Hamza Isait, etj.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Bashkia e Selenicës apo vetë Kryetari i Shoqatës Atdhetar Kulturore i bën nderime vetes, duke propozuar dhe, pastaj, duke marrë çertifikatën: “MIRËNJOHJE E BASHKISË”?!
    D.m.th. Kryetari i Shoqatës, Bardhosh Gaçe i jep çertifikatë “Mjeshtrit të Madh” Bardhosh Gaçe!!!
    Ja çfarë shkruhet më sipër: “…me propozim të Shoqatës Atdhetare Kulturore;“Ismail Qemali”, kryetari i saj Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, 4 personazhet, publike, me një kontribut të çmuar:Gazetari i shquar: Kristo Mërtiri. Ish mësuesi dhe deputeti: Ibrahim Vasjari.Autori, Studiuesi dhe Historiani: Enver Memishaj, Prof. Dr. Mjeshtër i madh: Bardhosh Gaçe.”
    Shumë mirë, e ndrite Selenica!
    Epo, bashki më vete!

  • Si “kater shenjeza ne qiell”-Poetet Vlonjate!

    Kate shenjeza ne qiell
    Vlora mes saj kater POETE.
    Dy”Parmenda”-POETESH ne revan-
    lum Vlora qe i ka !
    Kristo Mertiri me Bardhosh Gacen,
    Me modestet;
    Ibraim Vasjari e Enver Memishaj.
    Mbrodhesi ata sjelle !

    Dy “parmenda” qe do i sjellin mbrodhesi dhe zhvillim zhanrit te nivelit te personaliteteve te artit e kultures,jo vetem per rrethin e Vlores.Kush si i njeh, “BEMAT” e tyre.
    “Parmenda” e pare MERIRI- GACE me ate “kazil” sa “Murgjinin”,tashme ne apongje te krijimtarive te tyre.
    E dyta “Permende”,qe si binjake me te paren: MEMISHAJ- VASJARI,binjake “parmende me Kuaj”
    qe vetem revan dine te ecin me elegance si “Verdhane” dhe “Kuqo”te Kurveleshit.
    Miresi pacin.
    **”Ambiciozi”, si ambicioz flet…
    mos e paraqykoni…me”Epo-ne e tij…
    Urime dhe per mbrodhesine e Vlores sa atdheut, punofte PENA e tyre.
    Gezuar FESTAT e NENDOREVE-mbareshqiptareve !

    Me ju.Pasuesi veteran.
    Toronto18-10-2018 Guri Naimit D.

  • Ne radhe te pare duhet te jepeshin deshmi mirenjohjeje per figurat nga qyteti i Selenices, edhe nga komuniteti i mrekullueshem arumun, nga Armeni, Koculi, Peshkepia, Kota e Sevasteri. Nje minator, nje naftetar, nje ish
    I internuar qe ka shkrire jeten ne ferme e minieren e bitumit, por edhe nj coban e meritojne mirenjohjen me te larte.

  • Nderim dhe rrespekt-
    Bashkeatdhetaree te kudondodhur!
    .
    Kole Brana i Mokres komentues,keni te drejte. Ka shume nga Selenica Minieres,qe duhen nderuar si thoni Ju. Une do te permendie, ata shqiptare te ardhur menjehere pas clirimit ne Vlore nga Franca(1947) sa u cirua atdhe.Sa di, 6 nga ato famile, u vendosen ne Vlore. Andres J Xhaga,nje nga ata,qe punoj ne teleferik,Selenice -Vlore,deri sa nderio jete me 1963-mos gaboj, lene 5 femije me bashkeshorten puntore ne Skele te Vlores.te 5 femijen 3 vajza dhe dy djem dale ne jete deri kuadro,nga Inxhinier- Djali madh dhe dy Cupa Mesuese te nderuara ne Vlore, sa Motra e madhe sot 81 vjecare ,persioniste nje jete nenpunese ne fabriken e Orizit sa ne sigurimet shoqrore,Djali i vogel sot pesionist nje jete mjeshte Idraulik dhe elekticist,sot me femijet kuadro te nderuara.
    Me te shumten e kohes. Andrea, ardhur pas mbi 20 vjet ne Lion-Marseje te Frances,nga dashuria qe kishte per atdheun.sa u clirua vendi,krah atyre familieve te tjera, qe te me falin se nuk ua mbaj mend emrat, di qe 3- a 4-ter, nga Permeti.Ne syresh,familia e Dr Xhoxh Janit(me origjine nga Permeti),Zhoxhi,nje jete ne Tirane mjek sa drejtues ne sektore te shendetesise,sa tre vjet sherbyer ne Malesine e Zall-Dajtit(Shupal) I uroj gjithe te mirat ketij familiarisht,koha na ndau..Ai ne France une ne Kanada…
    Faleminderit i nderuar i Dhimiter Shtembari sa komentuesve per kete teme me interes atdhetar.
    Gezuar Festat e NENDOREVE te nderuar bashkeatdhetare kudo ndodhi,
    Me falni si 83 vjecar “Pasues Veterani”,ju te Gazetes Dita,se ju kam bezdisur ca si shume me komente … .
    Toronto 20-10-2018 Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *