Kuvendi i ndez dritën jeshile Ushtrisë së Kosovës

Ornela

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro projektligjit të parë që transformon Ministrinë e FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjen.

Në sallë ishin 102 deputetë, 101 prej tyre kanë votuar unanimisht pro Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes.

Por, deputetët e Listës Serbe janë larguar nga seanca e Kuvendit pa nisur leximi i tre projektligjeve në lidhje me FSK-në.

Igor Simiç nga Lista Serbe gjatë seancës deklaroi se këto ligje janë në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe NATO-n, njëkohësisht edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Simiç vlerësoi se më mirë është të kontribuohet në zhvillimin ekonomik se sa për FSK-në. Pas fjalës së tij deputetët e Listës Serbe u larguan nga salla.

Seanca e Kuvendit po vazhdon me shqyrtimin e dy projektligjeve tjera që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këto projektligje, parashikojnë që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes. Për tri projektligjet kanë rënë dakord të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Listës serbe.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • GEZUAR PAVARESINE E DYTE E KOSOVES !

    -Eshte me e veshtire ta mbash e mbrosh se sa ta fitosh !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    “Pa Kosove nuk ka Shqiperi dhe pa Shqiperi nuk Kosove! “ Jam i pari gazetar Shqiptar qe kam perdorur kete shprehje ne gazeten “Bashkimi” qysh
    ne vitin1986 !
    Se Kosova dhe Shqiperia jane njesoj se Nena e Bija!
    Pavaresia e dyte e Kosoves !
    Pse !?
    Eshte me e veshtire ta mbash e mbrosh se sa ta fitosh !
    Nuk ka mbrojtje pa ushtri, pa forca te armatosura te Republikes se Kosoves !
    Gezuar pavaresine e dyte te Kosoves !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *