Will Smith ka treguar për herë të parë periudhën më të vështirë të martesës me gruan e tij Jada Pinkett.
I ftuar në talk show-n ‘Red Table Talk’, 50-vjeçari duket i përlotur teksa tregon për një nga momentet më të vështira të martesës së tyre 21-vjeçare.
“Kishte një periudhë ku mami zgjohej dhe qante, kjo zgjati 45 ditë dhe unë fillova të mbaj një ditar”, është shprehur ai duke iu drejtuar vajzës së tyre 17-vjeçare.
“Kjo ndodhte çdo mëngjes dhe mendoj se ka qenë periudha më e keqe që kam ndier ndonjëherë në kaq vite martesë së bashku”, shtoi Will.
“Në këtë fazë kam ndier se kam dështuar”, përfundon ai.
Burimi / www.dailymail.co.uk
v.l/Dita

