Zhurmat, dyfishi i normave të BE. “21”-shi zona më problematike në Tiranë

DITA Online

Një monitorim i pavarur i zhurmave në qytetin e Tiranës për 2018-ën, tregon diferencim të madh të vlerave nga matjet e vitit të kaluar te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Sipas raportit të realizuar nga Qëndresa Qytetare rezulton se niveli i zhurmës tek 21 Dhjetori është 97.5 decibel, ndërsa të dhënat e AKM tregojnë 64 decibel.

Kryqëzimi i 21 dhjetorit rezulton si zona më e zhurmshme e kryeqytetit, ku norma e zhurmave ka tejkaluar standardet e BE. Një nga burimet kryesore të zhurmave është trafiku i rënduar si dhe boritë e makinave.

Normativat sipas legjislacionit europian janë 50 deri në 55 decibel, por Tirana është shumë larg kësaj vlere.

“Kemi këto rezultate që janë 72.8 mesatarja dhe 97.5 maksimalja. Pra, rreth 20 herë më të larta se normativa e lejuar”, thotë Migen Qiranxhi për Top Channel.

Prej vitesh duket se qytetarët e Tiranës e kanë pranuar jetesën me zhurmat, pavarësisht se shqetësimet që shkaktojnë ato janë serioze. Përveç humbjes së shpërqendrimit, bezdisjes, prishjes së gjumit teksa mban dritaret hapur apo vështirësisë së shpjegimit të mësimit në shkolla afër këtyre zonave problematike, zhurmat shkaktojnë dhe humbje të dëgjimit.

“Edhe sipas studimeve që janë kryer në periudhë vjetore shohim që rrethi i Unazës është më problematiku në të gjitha akset dhe kryqëzimet e tij, por edhe në zona të tjera që nga studimet tona vëmë re se që prej 2017 ku janë të dokumentuara monitorimet, po bën 11 vjet që jeton me zhurma mbi 20 decibel nga norma dhe si të thuash në fashën që kalon në dëmtime për qytetarët e vet”, shprehet Qiranxhi.

v.l/Dita

Share This Article
4 Comments
    • 97.5dB nuk ka asnje shans te 21 Dhjetori! Jane shifra pa pike lidhje. Edhe 64dB qe thote AKM eshte shume e ulet. Do te thosha qe tek 21Dhjetori zhurma “standarte” eshte tek 75-80dB, qe prape eshte shume. 97.5dB nuk kapet as kur kalon siper helikopteri i urgjences qe fluturon ulet sepse eshte ne ngritje ose ulje!

  • Zhurmave te burieve i gjendet dermani ,por cfare ti besh ndotjes ,ku karburanti eshte i pa pranueshem ,te nje papastertie maramendese ,komplet i pa perpunuar .

    Ku politikanet mbare te ketij tranzicioni post komunist ,ju vjen e paster nga rafineria e WIENES AUSTRI . .Kjo histori rengjethese ka sot e 25 vite .

    Kurse popullit ,noc rrokun plus ju shkaterojne motorin.

    Dhe Pallat e Bracet bejne sikur zihen ne parlament me opoziten ????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *