Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e të premtes në fabrikën e çimentos në Elbasan.
Një punëtor ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasi janë zënë poshtë nga një masiv çimentoje.
Shtetasi Musa Sula, 56 vjeç, banues në fshatin Ulem, ka ndërruar jetë, ndërsa në gjendje të rëndë ndodhet shtetasi Tomorr Mjekërzaku, 65 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” të Elbasanit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
o.j/dita

Po nuk gjetet nje fotografi te fabrikes cimentos Elbasan?
Kjo ne foto eshte nje punishte cimento kushedi se ku!