Tensione në Kuvendin e Maqedonisë, vonesa në seancë për emrin e ri

Leda Hysa

Edhe pse ishte paralajmëruar në orën 15.00, akoma nuk ka filluar seanca në Kuvendin e Maqedonisë për ti dhënë dritë jeshile projekt – amendamenteve për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në Kuvend janë mbledhur edhe deputetët e mazhorancës dhe të opozitës, përfshirë gati të gjithë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së.

Në njërën anë po bashkërendohen aktivitetet e mazhorancës për të siguruar 80 deputetë, ndërsa në anën tjetër janë deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE, të cilët janë grumbulluar dhe po qëndrojnë në ambiente të përbashkëta për të refuzuar marrëveshjen.

Në sallë kanë hyrë vetëm një numër i vogël i deputetëve, që presin fillimin e seancës. Siç bëjnë të ditur burime partiake, tanimë janë siguruar 80 votat e nevojshme, përfshirë edhe vota nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, shkruan INA.

Mazhoranca e përbërë nga LSDM, BDI, BESA e Gashit dhe PDSH bashkë me dy partitë e tjera ASH dhe BESA e Kasamit kanë 72 deputetë. Ndërsa për ti dhënë dritë jeshile ndryshimeve kushtetuese duhen edhe 8 deputetë të opozitës.

Në rast se nuk votohet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *