Bushati: Votimi për emrin e ri, një hap para për Maqedoninë

Ornela

Ministri Ditmir Bushati ka reaguar lidhur me votimin e së premtes në Parlamentin e Maqedonisë.

“Maqedonia më afër anëtarësimit në NATO dhe BE”. Në një reagim në Twitter Bushati shkruan se votimi është një hap para për zbatimin e marrëveshjes së Prespës.

“#Mandela thoshte “Gjithmonë të duket e pamundur diçka, deri sa realizohet”. Votimi në Parlamentin maqedonas për ndryshimet kushtetuese është një hap i madh drejt zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Një demostrim i qartë i bashkëpunimit politik që hap rrugën drejt BE dhe NATO.
Urime @Dimitrov_Nikola @Bujar_O”, shkruan ministri i jashtëm Ditmir Bushati në Twitter.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *