Rekordi i Ronaldos, 400 gola. I destinuar për të mbetur në histori

DITA Online

Cristiano Ronaldo nuk njeh limite. Pasi ka vendosur dy rekorde (për kohën dhe moshën) ylli portugez vijon të mahnisë me numrat e tij.

5 herë fituesi i Topit të Artë ka shkruar historinë pasditën e sotme, si lojtari i parë që është aktivizuar në një nga 5 kampionatet më të rëndësishëm në Kontinentin Evropian dhe ka shënuar 400 gola.

Ai shënoi golin e parë në takimin që Juventusi po luan përballë Xhenovës. Ky ishte goli i tij i 5-të në 9 takimet e para me Juventusin në Seria A, ndërsa 311 gola të tij janë në La Liga për Real Madridin dhe 84 të tjerë të shënuar në Premier League për Manchester United.

Për të arritur këtë shifër luzitanit iu deshën vetëm 497 ndeshje.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • I bukur lajm!!! Mbrëmë Messi shenoi golin e 599-të kundër Seviljes, 200 gola më shumë se Ronaldo, nga një lojtar që është tre vjet më i ri se ky i fundit. Dhe kjo nuk përbën lajm me sa duket.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *