Arrestohet zv/ ministri i Kosovës, akuzohet për ryshfet

Leda Hysa

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal në Kosovë, Musa Cena, është arrestuar ditën e djeshme. Zëvendësministri Cena që është arrestuar së bashku edhe me dy persona të tjerë, dyshohet për veprat penale “Marrje e Ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar”.

Policia duke mos dhënë detaje për identitetin e të arrestuarve, ka konfirmuar vetëm se tre persona janë arrestuar për veprat penale të lartë përmendura.

“Me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale; Marrje e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë marrë ryshfet nga pala e dëmtuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë po ashtu se të gjitha veprimet tjera policore do të ndërmerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve të organeve kompetente te drejtësisë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *