Vetëm nga dhjetë koncesione,
ku nafta mban vendin e parë,
dalin jashtë Shqipërisë,
mbi dy miliardë dollarë!
Këtu nuk janë llogaritur,
mobile telefonitë,
dhe milionat që nxjerrin,
bankat e nivelit të dytë!
Shto aty e shto këtu,
si shtohen lumenjtë tek deti,
dhe përfundimisht fluturon,
një buxhet i tërë shteti!
Me një llogari të thjeshtë,
po mos qenë koncesionet,
do qenë rritur dyfish,
edhe rrogat-dhe pensionet!
Dhe nuk shoh një shans të vetëm,
të mbarojë ky kijamet,
koncesioni më i shkurtër,
zgjat të paktën tridhjetë vjet!
Vite e vite me radhë,
gjithë gruri do dali jashtë,
dhe për popullin shqiptar,
do të mbetet vetëm kashtë!
Që në Dyzet e Katrën,
ne quhemi të çliruar,
po tani për ironi,
jemi një vend i pushtuar!
Ose që ta zbusim pak,
këtë të shkretë histori,
mund të themi-Shqipëria,
sot është një koloni!
Po bëj pyetjen e thjeshtë,
si do të rritet zhvillimi,
gjersa për botën e huaj,
këtu shkon çdo lloj fitimi?!
Ne rikthyem energjinë,
dhe pati zhvillim direkt,
në të gjithë ekonominë,
korenti pati efekt!
Po të qe rishtetëzuar,
edhe nafta-edhe kromi,
do kish zhvillim me dy shifra,
po s’ndodhi që ta shikoni!
Koncesionarët kudo,
me hile rrisin shpenzimet,
edhe për të ulur taksat,
kudo i fshehin fitimet!
Dihet-si të gjithë kusarët,
me dy bilance punojnë,
edhe fitimet e tyre,
në stratosferë i çojnë!
Koncesionet e mëdha,
këtu i bënë demokratët,
po në gjithë këtë hata,
socialistët s’janë të pakët!.
Kush betohet-do t’i prish,
kot së koti po ja fut,
se Gjykatë e Arbitrazhit,
brinjë më brinjë të këput!.
Këtu ishte pasuria,
me lugë floriri do hanim,
po kjo ishte strategjia,
asgjë për vete mos mbanim!
Në kohën e komunizmit,
Shqipëria qe vitale,
u bënë me këto pasuri,
investime kolosale!
Falas shëndet e arsim,
edhe një super ushtri,
zero borxhe jashtë e brenda,
dhe asnjë qindarkë kredi!
Si armike e vatanit,
punoi kjo politikë,
i dha për një copë bukë,
gjithë sektorët strategjikë!
Të paktën dhe njëqind vjet,
mavro Shqipëria ime,
do të jetë fare ibret,
do afrojë vetëm shërbime!
A.DUKA

Nuk na duhet as nafta,as hidrocentralet,as kromi,as bakri,as deti,as mali,as bankat e as fushat!
Te gjitha u shkaterruan dhe u grabiten se ishin komuniste.
Tani kemi arsimin,shendetesine,bujqesine,ushtrine,industrine etj moderne,qe konkurojne boten.
Lexojini cfare thone vete pushtetaret pasi rrezohen nga kali.
Ne Shqiperi ka varferi,korrupsion,analfabetizem,gjakmarrje,krime,droge,prostitucion,papunesi,pensione te vogla,lypsa pa fund,tendera e koncesione pa fund etj!
Dhe per keta birbo te gjitha keto jane lulezuar vetem kur ata jane ne opozite!
Brilante. Lereni te “Dita” kete poeme nja nje jave qe ta lexojne dhe kuptojne te gjithe. Se pyesin disa se si nuk po ngrihet mireqenia?i Si te ngrihet mireqenia or derra, kur u shkaterruan, u çuan per skrap apo u dha me koncesin gjithe pasuria e Shqiperise?! Dhe shqiptaret e shkrete marrin arratine neper bote. Dhe nigerianet thone: mos na krahasoni ne me Shqiperine!
Keto koncesione
o te rente flama
kane emer mbiemer
quhen Edi Rama
apo s’ta nxe goja
ty Duke ta pranosh
qe eshte Ed Rama
kok e kembe kodosh
me plot hajdute tjere
plot e plot rrethuar
Shqiperine e mjere
duke e varferuar
ka vajtur skamja
aty ku me s’mban
nga ky Edi Rama
kokerr sharlatan.
Dhe, shqipfolësit kundërshqiptarë dhe kundër Shqipërisë, shqipfolësit tradhëtarë e shqipfolësit kolaboracionistë, që prej pas vitit 1990, kur iu HOQ nga mbikokat “-SHPATA E DAMOKLEUT”, pa asnjë dyshim, kanë pasur synim dhe qëllim që Shqipërinë, së pari ta kthenin në KOLONI, e pastaj ta bënin edhe MË ZI, e në vazhdim ta bëjnë -edhe MË ZIIIIIII se ZI !?!!!
Greku hedh valle ne portalet e gazetave Shqiptare. U paguan pushimet gazetaruckave kurva pushimet ne Ishujt Greke qe i kane edhe si pika takimi. Keta gjak prishur-bastarde nuk kane as turp por inxjerrin ”pushimet” etyre ne facebook
E di o vlla r di.Vec i madhi legjendari Enver mendoi dhe punoi per kete komb vend e popull.
Gjithe se bashku nga 97 u voll u shkaterrua u rrenua
Dhe pa dallim politike e ngjyen kafshaten ne korrupsion qe do kete pasoja te medh ne ekonomin e popullit te varfer ne koke ne llogjik
Nji popull qe mbeshtet polifika korruptuara nuk e viktim por bashkpuntore