Është mësuar se cili ishte i dënuari për të cilin ish-drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, mori para për ta transferuar.
Burimet bëjnë të ditur se Arben Cuko mori një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të Olsi Karagjozit. Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.
Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Olsi Albert Karagjozi, 36 vjeç, lindur e banues në Laprakë. Ai njihet si atentatori që qëllonte biznesmenët, pasi paguhej nga nga rivalët. Shënjestra e tij kanë qenë kryesisht biznesmenët dhe sipërmarrësit e mesëm. Ka kryer pesë atentate ndaj tyre, por asnjërin nuk e ka vrarë.
v.l/ Dita
