Policia e Shtetit nuk ka mundur të arrestojë për të disatën herë Kelment Balilin, të shumëkërkuarin e drejtësisë.
Informacionet se ai fshihej në fshatin Stiar në Delvinës rezultuan jo të sakta pas rrethimit që forcat RENEA dhe FNSH I bënë zonës mbrëmjen e së dielës.
Megjithatë në këtë operacion policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë me rekorde kriminale.
Bëhet e ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe Abedin Kuci, i njohur ndryshe si një nga të fortët e Sarandës.
Petro “Abedin” Kuci rezulton i arrestuar edhe ne 2016 në kuadër të operacionit “Quaranta” në Sarandë ku u sekuestrua lëndë narkotike por nuk dihet sesi ka përfunduar serish i lirë.
Abedin Kuçi është kushëri i Kelment Balilit dhe person i skeduar nga policia e shtetit.
Bashkë me të u arrestua edhe një shtetas nga Vlora, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
o.j/dita
