Atentat në mes të Tiranës, në ish-Bllok, vritet aksidentalisht gruaja e pronarit të lokalit të basteve sportive, plagoset rëndë shënjestra e hakmarrjes. Gjashtë të shtëna arme kanë tronditur mbrëmë kryeqytetin, rreth orës 22:00, pranë “Farmacisë Greke”. Një person ende i paidentifikuar ka hyrë brenda dhe në befasi ka nxjerrë armën pistoletë. Nga të shtënat mbeti e vrarë Majlinda Hoxha, që gjendej në lokal dhe u plagos objektivi i atentatorit, Elton Fusha, 30 vjeç. Gruaja ka pasur 3 plumba, kurse i riu u dërgua në gjendje kritike drejt Spitalit Ushtarak Tiranë me ambulancë. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, pasi është vetëm pak metra nga drejtoria e policisë. Nga hetimet paraprake mësohet se objektiv ka qenë Fusha dhe motiv është hakmarrja. I plagosuri njihet si person me precedentë penalë, pasi është akuzuar për plagosjen me armë të pronarit të lokal “Mojito” te Liqeni Artificial në vitin 2009.
Krimi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara në Tiranë, brenda një pike bastesh sportive. Elton Fusha ka qenë në shoqërinë edhe të dy shokëve të tjerë. Por në befasi brenda ka hyr një person, që mbetet i paidentifikuar ende, dhe ka qëlluar në drejtim të Fushës. Por duket se nga gjashtë plumbat, tre kanë zënë edhe gruan e pronarit të lokalit, Majlinda Hoxhën, që njëkohësisht punonte aty. Besohet se vrasja e saj është aksidentale nga rikoshetat. Autori pasi ka zbrazur karikatorin e pistoletës, duke shfrytëzuar panikun e krijuar, është larguar me vrap, duke u zhdukur në pak sekonda. Mendohet se ai është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për ta zhvendosur me makinë. Policia ngriti postblloqe të shumta dhe bëri shoqërimin e dy shokëve të Fushës, që do të japin shpjegimet për ngjarjen dhe do bëjnë identifikimin e atentatorit. Pas mbërritjes në lokal, është kujtuar se kishte vetëm një viktimë, por vetëm tre metra më tej u gjet në dysheme i përgjakur edhe trupi i gruas rreth 50-vjeçe. Kurse Fusha u nis drejt spitalit, ku sipas mjekëve ndodhet në situatë tepër kritike për jetën. Sipas dëshmive të para, atentatori është larguar në drejtim të zonës së stadiumit “Dinamo”.
Krimi 2009
Krimi i ndodhur në vitin 2009, është pista e parë që po ndjek Policia e Tiranës. Ngjarja ndodhi në lokal “Mojito”, ku Elton Fusha ka qëlluar me një plumb pistolete pa paralajmërim mbi pronarin E. P. Ky i fundit mori një plumb në krah. Fusha u arratis nga vendngjarja, por u denoncua nga i plagosuri.

po nishani cben se ai e ka shtetin ne dore tashti apo kref musteqet
Policia sikur eshte ne krye te detyres??
kafshe njerez. Polici e degjenerume! Po si nuk bete nje operacion te gjere me i kap keta plhra ???? Shpresoj qe ne shqiperi te rikthehet denimi me vdekje per keta kriminele ordinere!
rama, te gjithe punonjesve te shtetit ,qe duhet te garantojne te pakten jeten e shqiptareve(police,shikas,ushtarake)mjafton tu beje provimin e klases se 9 ,dhe besoj se 90 % e ketyre qelbesirave qe majmen me taksat a njerezve te varfer
rama, te gjithe punonjesve te shtetit ,qe duhet te garantojne te pakten jeten e shqiptareve(police,shikas,ushtarake)mjafton tu beje provimin e klases se 9 ,dhe besoj se 90 % e ketyre qelbesirave qe majmen me taksat e njerezve te varfer do tiu duhet te hapin vendin per njerezit e specializuar dhe qe i perkasin te ardhmes.
A do krijohet më në fund një sistem i suksesshëm nga Ministria e brendshme, që ti bëhet derman këtyre armëve e kriminelëve? Sepse kushdo mund të vritet pa dashje, në se gjendet në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar! Siguria është një problem urgjent i kësaj qeverie! Të gjenden mënyrat e të mblidhen të gjitha armët që berisha i dha kriminelëve, kur hapi depot!
Ne si qytetarë kërkojmë garancinë e jetës nga policia e shtetit! Të vihen në krye të kësaj detyre, njerëz me përgjegjësi të lartë dhe profesionalitet.
Mjaft më, kaluan 23 vjet dhe akoma Shqipëria numëron të vrarë në mes të kryeqytetit, a thua se jemi në luftë civile!
Jeta ne Tiran e shqiperi u be si Cikago e viteve 30 ! Nuk ke garanci me per asgje ! Vritesh edhe per nje veshtrim te keqkuptuar ,Vritesh po u ndodhe rastesisht pran objektivit ,,vritesh po shkembeve ndoje llaf me dashnoren e armembajtesve qoft edhe kompliment ,vritesh per nje gervishtje makine , vritesh ne autobuz po guxove te besh vrejtje ,vritesh me kallashnikov,me pistolet por edhe me thika qe gjaksoret e etur mbajn neper xhepa ,digjesh me acid ne mes te ruges ,vritesh nga pakujdesi shoferesh qe nxitojn e hypin edhe ne trotuare ! Cfar behet keshtu or vllezer ! Te mer lemeria te dalesh nga shtepia vet edhe femijt ! Mbushur shtepit me arm e ruget me kriminela Ore po na paska ardhur hakut i largqofturi se na paska njohur mir cilet jemi e prandaj godiste ter fisin ! Ri shtrember e fol drejt, dikur burgjet plot e tani varrezat plot !Por cfar mallkimi esht ky ? Nuk na ndahet 97- ta akoma !!!Le te kthehet denimi me vdekje se burgun e paskan hotel kta vrases ! Kudo qe shkelim nam do lem ! Na doli boja fare e spo mblidhemi dot ! Po pse po lodhem gjat e gjat pa shiko ckemi mbi kokat tona kaq vjet qe shahen e slen pisllik nga goja mu ne mes te parlamentit qe nga kryetarja e deri tek kryeministri !!….
ej o milet ,,,,,,,,,,,keto ngjarje ndodhin kudo ,,,,,,fajtori i pare dhe me kryesori ,eshte vete njeriu ………cti besh rasteve aksidentale ,,,si kjo grua eshkrete ,,,pa te ligjte keshtu do shfarosin njeri tjetrin ..prandaj si berthama e shoqerise ,familja ka baren me te rende ne keto ngjarje ,…… Eshte pergjegjesja kryesore ,ne mbarvajtjen e femijes dhe te vete shoqerise ….po nuk u ndergjegjesua sejcili prej nesh ,,,,,,,,,dhe qe asnjehere mos ta kerkojme fajin tek te tjeret ,por te vetja ,,zor se behet me ky shtet .. …..