Të Dielën, kur miliona njerëz u sinkronizuan të shihnin intervistën e gjerë të Presidentit Trump dhënë për “CBS News”, shikimi i shpejtë i veprave të artit në murin e Shtëpisë së Bardhë tërhoqi vëmendjen e shumë prej tyre.
Presidenti Trump, vërejtën teleshikuesit, kishte një pikturë të vetën ulur qark një tavolinë me ish-presidentët republikanë, përfshirë Abraham Linkolnin, Ronald Reganin dhe Riçard Niksonin.
Thuhet se Presidentit ia dha kongresmeni republikan Darrell Issa.

Kritikët e artit nuk vonuan të paraqisnin pikëpamjet e tyre në rrjetet sociale. Disa e quajtën pikturën “ngjitëse”, ndërsa të tjerët vlerësuan talentin e artistit. Madje, një përdorues i rrjeteve sociale e përqasi me karakterin komik të Alan Partridge.
Pashmangshmërisht, të tjerë përdorën softuerin e fotomontimit për t’i bërë tablosë ndryshimet sipas këndvështrimit të tyre.

Kush ndodhet rreth tryezës?
- Abraham Linkolni mbetet një ndër udhëheqësit më të famshëm në historinë e Amerikës. Pasi u bë presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, në 1861, në vitin 1863 ai nxori Proklamatën e Emancipimit, që u jepte lirinë skllevërve në zonat që ishin ende nën kontrollin e Konfederatës gjatë Luftës Civile Amerikane. E vranë në vitin 1865.
- Teodor “Tedy” Ruzvelt u bë presidenti i 26-të i Shteteve të Bashkuara në shtator 1901, kur u vra presidenti William McKinley. U rizgjodh në vitin 1904. Në vitin 1906 ai u nderua me çmimin Nobel për Paqen, për rolin që pati në dhënien fund të luftës ruso-japoneze.
- Duajt Ajzenhauer ishte Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai u bë presidenti i 34-të i Shteteve të Bashkuara në vitin 1953.
- Riçard Nikson ishte zëvendëspresidenti i Ajzenhauerit. I zgjedhur në presidencë në vitin 1968, është i vetmi që u detyrua të japë dorëheqjen nga posti, pas skandalit të Uotergejtit.
- Gerald Ford ishte pasardhësi i Niksonit dhe i vetmi president i SHBA që nuk fitoi qoftë edhe një zgjedhje kombëtare të çfarëdo lloji. Ai u bë zëvendës-president në vitin 1973, kur Spiro Agnew dha dorëheqjen për shkak të akuzave për korrupsion. Pas dorëheqjes së Niksonit, vitin e ardhshëm ai u bë presidenti i 38-të i vendit.
- Ronald Regan u zgjodh president i 40-të i Shteteve të Bashkuara në vitin 1980. Regani konsiderohet si figura kyçe në rënien e Bashkimit Sovjetik dhe përfundimin e Luftës së Ftohtë.
- Xhorxh HW Bush shërbeu dy mandate si zëvendëspresidenti i Reganit, para se të zgjidhej si pasardhësi i tij në vitin 1988. Së bashku me Mikhail Gorbaçovin e Rusisë, në vitin 1989, dy liderët e superfuqive lajmëruan fundin e Luftës së Ftohtë. Xhorxh W Bush u bë presidenti i 43-të në vitin 2001. Ai mbikëqyri të diskutueshmen “luftë kundër terrorizmit”, që pasoi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001
- Donald Trump mundi Hilari Klintonin në zgjedhjet për presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016. Miliarderi dhe ish-ylli televiziv është një figurë përçarëse, i cili gëzon përkrahje të gjerë mes republikanëve, por po aq kundërshtohet edhe nga radhët e demokratëve.
l.h/ dita

Abraham Linkolni mbetet një ndër udhëheqësit më të famshëm në historinë e Amerikës. Ai nuk duhej te figuronte ne kete tabllo qesharake.
“Dori” dukesh qe je i mete, tru carac, apo sic thuhet rendom qe je kar.
Po per RONALD REGAN kishe ndonje verejtje, ke lexuar ndonje “gje” dhe cfare ka bere per Ameriken dhe Boten (Globin), toc.
E paska vene veten ne krye te tryezes.
Pozicion tipik i nje fodulli narcist.
Trump nuk eshte kurre me i madhi prej tyre.
Ne qender te kesaje pikture duhej te ishte Abraham Linkoln,si percues i lirise,dhe pas tije Regan e Bush qe shkallmuna diktaturen komuniste duke i bere nje sherbim te madh Europes dhe Botes,dhe te tjeret pas tyre gjithmone sipas veprimeve e ndjejnjave patriotike njerezore qe kane cfaqur e vertetuar ne vite.