Liria për të shpifur dhe liria për të vërtetën

Ornela

Bedri Islami

Shefi i qeverisë, Edi Rama, pak ditë më parë, shpalli nismën e tij të re për denoncimin dhe dënimin e shpifjes, si njërën ndër rrugët për të ndërprerë, aq sa mundet, krijimin e një vorbulle të pamasë ngrehinash të gënjeshtra, të cilat gjallojnë jo vetëm në rrugët e politikës, por edhe në median e shkruar dhe vizive, sidomos në portalet e pafund që kanë  buluar jo edhe aq befas.

Shpifja , si një njësi e shkatërrimit të personalitetit të një njeriu tjetër, qoftë i politikës apo jo, natyrisht që është parashikuar në kodet ligjore të këtij vendi dhe dua të besoj se kjo është një rrugë e duhur, krejt normale, çka ndodh edhe në shumë vende të tjera të botës së civilizuar.

Atëherë , pse pikërisht tani, shefi i qeverisë, një njeri i letrave dhe i lexuar, që dikur ka bërë pikërisht punën e lajmësit mediatik, një analist i njohur, i sillet përsëri kësaj teme e , për më tepër , kërkon që kjo të ligjërohet edhe më tej, përmes një vendimi të posaçëm parlamentar, si një alibi për ndëshkimet që mund të vijnë më pas? Ka ndodhur diçka e jashtëzakonshme në këto ditë, apo vetë ngjarjet e muajve të fundit po e bëjnë gjithnjë e më të domosdoshëm përcaktimin e një ligji të veçantë, sidomos për njerëzit e politikës dhe, nga e cila do të përjashtohen mediat?

Nse shefi i qeverisë ka menduar një ligj, si të thuash, për vete, pra, brenda kupolës së një specie politikanësh, atëherë ky ligj do të jetë i cunguar, jo i plotë, do të ketë ngjyrimin  e heshtjes dhe nuk do të bëjë asgjë tjetër, veçse përjashtimin e një grupimi nga një grupim tjetër.

Ose duhet bërë një ligj i plotë, për të gjithë,ose të lihen gjërat kështu si janë. Nuk mund të ketë dy kute,njërin për politikën dhe tjetrin për median. Rruga e mesme, përmes së cilës, njërës palë ia heq dhe, palës tjetër ia lejon,nuk ka e  nuk të shpie askund. As në ndalimin e shpifjes, dhe as në saktësimin e së të vërtetës.

Kundërshtimet më të ndjeshme ndaj nismës qeveritare janë pikërisht në togfjalëshin “ liri e shprehjes”. Shumë analistë janë të përqendruar pikërisht këtu, në këtë mjedis medial dhe , duke ngritur zërin, mendojnë se e drejta e tyre, për të shkruar, folur e paraqitur gjithçka,edhe të pavërtetën,pa të drejtë ose edhe nëse kanë të drejtë, do të dëgjohet më shumë se kaq.

Në media ka dy rrugëtime; njëra është e saktë dhe tjetra e gënjeshtërt: lajmi i rremë dhe ai i saktë. Si të thuash, liria për të shpifur dhe liria për të thënë të vërtetën.

Duke bërë si të frymëzuar prej idesë së lirisë, nuk janë të paktë ata që shesin çfarë të munden, të vërtetën, ndërgjegjen, deri nderin, duke u bërë, ose patericë e pushtetit , ose vegël e përhapjes së lajmit të mashtrimit. Duke shkuar më tej, në rastet më ekstreme, shërbëtorë të shërbimeve informative të shteteve fqinjë, përmes të cilëve ata marrin financime të pazakonta dhe mbrojnë ide që janë në rrënimin e popullit dhe vendit që i takojnë. Jam i bindur se financimet greke nuk janë të vetmet, e po ashtu, i bindur se financimet serbe janë shumëfish më të mëdha.

Kush përfiton nga shpifja?

I jemi kthyer shpesh herë rastit të gazetarit Olldashi, i cili u bë inskenues i rastit Babale 1, e më pas, të njësive të tjera mediale, të cilët krijuan me vrull, ngutasi një piramidë të tërë të një sajese që synonte rrënimin e shtetit, shembjen e tij dhe që ishte e rrezikshme për shumë gjëra në këtë vend. E inskenuar budallshëm, por jo nga një dorë e vetme, pra e bërë prej shumë duarve njëkohësisht dhe e realizuar në disa puntata inskenimesh, ajo u ngrit nga një farsë gazetarie në një kauzë përmbysëse.

Më mirë nga të gjithë këtë e dinte vetë gazetari Olldashi, që u bë i dëgjuar në këtë rast, duke dalë nga anonimiteti, që, për më tej , mendohej se ishte edhe bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ.

Çfarë duhet bërë në këtë rast? Tëgjithë e dimë se lajmi ishte i rremë, ishte ngritur një shpifje e ndjeshme, bazuar në një fakt të vërtetë të mëhershëm, si ishte dënimi në Itali i Agron Xhafajt, dhe për të cilin kishin dijeni të gjithë: demokratët që kishin qenë në pushtet kur ai ishte dënuar dhe dëbuar nga shteti fqinj,; ambasada italiane , që deklaron më pas se , “nuk kishim interes të riburgosnim një shtetas që ishte deportuar”  dhe, së fundi, qeveria e tashme, që e cilësonte gjithë këtë një mbyllje hesapesh mes një shtetasi dhe një drejtësie.

Vorbulla e ngritur ishte kauza e një opozite politike si sinjal për përmbysje. E menduar se kjo do të kishte të njëjtën jehonë si rasti i “bllokut” që shenjoi demonstratat e 21 janarit, ata menduan se kishin tashmë një alibi të gjetur.

Media ka të drejtën e lirisë, por jo të shpifjes. Ka të drejtën e pamohueshme e lirisë së të vërtetës.

Rreth 5 dekada ka munguar kjo liri. E drejta e thënies së të vërtetës. Ashtu si të gjitha tiranitë, edhe ajo që shkoi, pretendonte të ndërronte zakonet, mes tyre edhe atë të fjalës së lirë drejt së vërtetës. Kishte mjaftueshëm prej atyre që iu nënshtruan me bindje ( tani shumë prej tyre vetshpallen disidentë), të tjerë iu nënshtruan nga frika dhe nënshtrimi i tyre ishte më shumë i sipërfaqshëm, se sa i vërtetë, por vetë e vërteta ishte e plagosur në themelin e saj.

Liria e së vërtetës është tashmë nocion i lirisë. Askush nuk të pengon, por shpesh herë, duke mos e gjetur atë, ose, edhe më tej, duke e ditur se kjo e vërtetë nuk përbën lajm që ndiqet, është më e lehtë, të përfitosh nga liria për të shpifur.

Dhe për të shpifur, jo vetëm pa brerje ndërgjegje, por me gëzimin e triumfatorit, pasi, krejt natyrshëm e di se, pas kësaj, mund të jesh më i lexuar, do të kesh më shumë emër dhe se shërbimi yt një ditë mund të ketë edhe shpërblimin e duhur.

Disa kohë më partë, një punonjës i rangut të lartë të Shërbimit Informativ, u gjend i vdekur në makinën e tij. Të parët që lançuan lajmin se i ndjeri ishte vetëvrarë, ishin mediat.Media të lidhura fort me qeverinë e kohës dhe lobimet rreth saj. Sidomos me lobimet e pronave bregdetare. Këmbëngulnin fortësisht në këtë pikë, duke sjellë “ faktet” e tyre të pamohueshme, sa që kujtdo do i mbetej në kujtesë vetëvrasja. Ishte si një mbyllje dyersh për hetimet e tjera. Jo rastësisht ky punonjës i rangut të lartë po hetonte për pronat në bregdetin shqiptar, viktimë e të cilave sapo kishte rënë edhe një gjykatës i njohur në Vlorë, Konomi.

Kur nga laboratorët specialë të shtetit gjerman erdhi përgjigjja se, i ndjeri, para vdekjes, kishte përjetuar tortura të tmerrshme, se ishte dhunuar barbarisht dhe ishte qëlluar disa herë, mediat mbrojtëse të  versionit “vetëvrasje” heshtën. Askush nuk u interesua për mjegullinën që kishin shpërndarë dhe, nuk besoj se kjo ishte bërë rastësisht.

Të gjithë jemi dëshmues të një rrjeti të gjërë shpifjesh në median tonë, në politikë, në parlament, në sallat qeveritare, në diskutimet e analistëve , kudo në studio televizive. Quhesh lehtësisht tradhtar, i korruptuar, ish sigurims, xhelat, torturues, vjedhës i shkallës së lartë, trafikant, gjithçka. Dhe askush nuk mban përgjegjësi, sepse askush nuk e merr seriozisht një kundërreagim.

Të gjithë e dimë se shteti kundërligjshëm përgjohet. Përgjohen njerëzit e tij, analistë, gazetarë, politikanë, biznesmenë, afaristë, bankierë, dhe të gjitha këto ndodhin jo nga struktura të specializuara, sipas ligjeve në fuqi. Bëhen, ashtu, për qejf të politikës, për një skandal më shumë, qoftë edhe i sajuar, për një “klink” më tepër, për pak emër e për shumë pasuri.

Parlamenti i Shqipërisë është vatra e shpifjeve kurrë të vërtetuara, media është, mjeshtërisht iso-ja dhe shpesh herë fabrikuesja e tyre.

Mjafton të ketë një postim “ qytetari digital” dhe media, pa e saktësuar nëse shtë lajthitja e rradhës apo e sakta e duhur, i bëjnë vendin kryesor, e rritin, e fryejnë , deri sa u plas.

Nëse politika duhet ndëshkuar, atëherë përse media duhet të ketë të drejtën e lirisë së shpifjes.

Ka ardhur një kohë e prapshtë për median e sotme, mosbesimi ndaj saj. Një media mosbesuese është një media e humbur. Në morinë e shpifjeve dhe lajmeve të sajuara është e vështirë të gjesh të vërtetën.

Ne kemi sot një media ku, mjerisht, shthurja dhe shpifja quhet besnikëri, ndërsa serioziteti kryengritje.

Nëse duam të kthejmë rëndësinë e medias, të asaj që flasim shkruajmë dhe paraqesim, le të sjellim së parë besueshmërinë e saj, përmes së të vërtetës dhe jo përmes shpifjes.

Duhet të marrë fund liria për të shpifur!

Duhet të ketë kohën e saj liria për të vërtetën!

Gjykomëni, nëse shpif në shkrimet e mia!

 

Share This Article
11 Comments
  • Edhe liria e manipulimit duhet denuar Bedri.
    Nuk eshte me e paket se shpifja.

    Per manipulim te opinionit une te gjykoj, Bedri.
    Mes shume nuk po shkruaj se je i njohur per shume nga ne.

    • @Claus, mendoj se e ke gabim. Janë shumë larg shpifja me manipulimin. Si term po e po, por dhe si qëllim. Në politikë manipulimi i opinionit është, veç të tjerave, një nga mjetet që ajo përdor për të fituar sa më shumë përkrahës në luftën për pushtet. Edhe pse deri-diku ky është i dënueshmëm moralisht, gjithsesi ndlshkimin për këtë e jep ekektorati, në të vetmen ditë ku politikës i bëhet gjyqi, në zgjedhje. Përkundrazi, në bazë të nenit 120 të Kodit Penal, shpifja, kur vërtetohet si e tillë nga gjykata, është e dënushme prej saj nga me gjobë deri në një vit burg. Pra siç shihet janë dy kategori shumë larg njëra-tjetrës. Kështu duhet të jetë shteti i së drejtës. Por pavarësisht ndëshkimit, edhe kur për shumë arsye ajo nuk ndodh, shpifja nga opinioni publik është e dënueshme moralisht deri në neveri. Nuk thonë kot për dikë apo për diçka që është i/e shpifur apo jo?

  • SAKT SI GJITHMON.KUSH SHPIF DUHET TE DENOHET EDHE ME BURG SIPAS KP I FIKSUAR PSH:2 VJET.PO ASHTU,SHPIFSI POLITIKAN,TV,APO QYTERAŔ DUHET TE DENOHEN NJE-SOJ.PRA,MEDJET QE BEJNE LAJMIN E PARE DUHET TE DENOHEN ME SHUME NESE E JEP LAJMIN BRUTO,PA E KONFIRMUARE ATE NE ME SHUME SE NJE BURIM INFORMACIONI.
    KM RAMA DUHET TE NXJERRE V/KM PER TE DENUAR SI SHPIFS ME GJOBE TE GJITH SHPIFSIT NE KETE VEVD QE KAN 28 VJET QE PO ÇMEBDIN NJE POPULL TE TERE ME SHPIFJE ME LIBER SHPIE.
    -DHE DUHET THEN FORT SE BABAI I SHPIFJES NE KETE VEND ESHTE BERE SALI RAM BERISHA,I CILI E KA “LIGJERUARE”ATE NE GJITH KOPEN PD-ISTE KUDO QE MILITOJNE ATA,DUKE KUNDERMUAR TE MADH E TE VOGEL,MASHKULL APO FEMER,TE RINJE APO TE MOSHUAR,E TE GJITHE SEBASHKU MALLKOJNE ENVERIN QE E SOLLI,SHKOLLOI DHE E BERI PJESE TE FAMILJES SE TIJ E TE BLLOKUT KOMUNIST-KOMUNISTIN ANTI KOMUNIST TE TERBUAR-S A L I Ram BERISHEN.
    GAZETA D I T A PO I BEN NJE SHERBIM TE MADH POPULLIT MAJTIST-DEMOKRAT,DUKE BOTUAR SHKRIME QE I ÇJERRIN MASKEN 25 VJEÇARE BERISHIZMIT NE SISTEM,QE KUR ESHTE NE PUSHTET-VRET DHE KUR ESHTE NE OPOZIT-SHPIF PA “DOGAN”DHE NUK NDESHKOHET,NDONSE I KA BERE GJEMEN KETIJ VENDI.

  • Claus,Intelektuali,Ish spiune ,ari,Zigurr Qarri ,qytetari digjital,Citinews,Syri,Blendi,tosi,andi,ylli,zheji,basha,alibeaj nje turme genjeshtaresh profesioniste! Me falni se kam harruar syresh!

  • Mire e ke shkruar Bedri, Por kujt te ja thuash. Jane disa qe e verteta u vret syte si drita e diellit. Jane mesuar te jetojne me shpifje dhe spiunime. Qe ne kohen e “xhaxhit”. Dhe nuk heqin dore as sot. Jane disa te tjere qe i kane aq qejf dosjet, jane aq shume mesuar me to, sa po nuk pati ne dore nje dosje per te ia nxire jeten kundershtarit politik, sajon qytetarin dixhital! Jane pasues besnike te shprehjes se Gebelsit:”Shpif, shpif se diçka do mbetet”! Disa te tjere jane aq te pacipe dhe te pamoral saqe shkruajne se liria e shpifjes ben pjese ne lirine e shprehjes! Mire qe nuk pohojne se ben pjese ne lirine e ndergjegjes se tyre te ndyejne gjithçka te paster dhe te bukur. Dhe keto funderrina kane zene vendet kryesore ne media dhe parlament. Quhen politikane, opozitare, lider, burra shteti, analiste qe nuk ia kane qullosur nje here te vetme, etj etj. Njelloj si ne fushen e moralit ku “ligjin” e bejne çiljetat, kallashet dhe kompani edhe ne fushen e medias dhe politikes ligjin e bejne funderrinat e ketij populli. Duhen ndaluar sa me shpejt fabrikat e njollosjes, sharjes pa hesap dhe pergjegjesi, ndyerjes se gjithçkaje qe ndriçon etj etj. Maxima “liria jote shkon deri aty ku preket liria ime” duhet perdorur edhe ne kete rast. Liri te pakufizuar shprehjeje, por jo liri shpifjeje. Ndryshe ose burgu ose gjoba.

  • Edi Rama del i pari per gjithcka ndodh dhe jep verdiktin, shpifje ose jo! Pas tij, si me komande gjithe orkestra mediatike pro tij i fryn burive sipas versionit te Rames. Tani Rames kjo nuk i mjafton, kerkon te denoje ato qe nuk jane pjese e kesaj orkestre qe ai dirigjon. Nen preteksin e denimit te shpifjes synohet denimi i c’do mendimi tjeter qe nuk eshte ne linjen e Rames. Mos na shisni kot dengla me -denim per shpifje-. O ka shpifur keto 5 vjet Edi Rama o nuk ka shpifur askush. Doni shembuj? Doli e tha se avionet e droges ne Divjake ishin per sperkatje mushkonjash! Doli e uleriu se nuk ka te inkriminuar ne grupin e tij parlamentar, por u detyru te bej ligj dekriminalizimi per te larguar Prengat, Frroket, Nokat te sjelle nga llumi i krimit prej tij ne parlament(!). Ka deklaruar shume here rritje pagash e pensionesh keto 5 vjet e nuk ka bere asnje! Ka deklaruar hapur para shqiptareve per shendetesi falas, a nuk eshte kjo nje shpifje mbarpopullore? Ka deklaruar 300 mije vende pune para 5 vitesh e ka rritur numrin e papunesise, ka me te madhe shpifje se kjo?
    Pra nga vetem kaq del se Edi Rama eshte shpifsi me i madh ne Shqiperi ne keto 5 vite. Ligji i denimit te shpifjes, nese merret seriozisht, duhet te denoje te parin ate vete, Edi Ramen!

    • Ti ose je budalla ose ben. Shpifja eshte diçka krejt tjeter me propaganden apo genjeshtren. Ti mund te thuash nje genjeshter, me dashje apo pa dashje. Pra ti je genjeshtar. Mund te besh edhe propagande se do besh kete dhe ate. Dhe nuk i ben. Ne kete rast je ose politikan ose mashtrues! Shpifje quhet kur une pa pasur asnje fakt ne dore, por duke dashur te te beje keq, te te njollos, te te turperoj, them psh per ty se je i tille dhe i atille. Nuk dua te perdor fjale fyese per t’i marre si shembull. Kjo eshte shpifje. Neqoftese nuk e kupton kaq pak gje je per te qare hallin. Ne rast se e di, por manipulon je maskara. Dhe ne kete rast une nuk po shpif!

      • Rama tha se avionet e droges ne Divjake ishin per sperkatje mushkonjash, akuzoi dhe opoziten per shpifje atehere. Kjo nuk ish propagande, ishte shpifje me qellim mbulimin e realitetit. Rama pra duke pasur fakte ne dore, shpifi hapur publikisht se po sperkaste mushkonjat dhe etiketoi si shpifesa ato qe thane se avionet trasportonin droge. Avioni pastaj ra ne rere dhe kushdo pa qarte se kush ishte e verteta e kush ishte shpifesi. Natyrisht qe mendjet militante nuk mund te pranojne qe udheheqesi i tyre shpif, por ama kushdo nga shumica pa parti e ka te qarte mire se si nje e vertete u quajt shpifje nga Edi Rama, kur shpifesi ishte vete ai me idiotesite e sperkatjes se mushkonjave. I juaji Rama

    • Ik more plehrë…! Nuk ke tru e mend për të argumentuar të kundërtën e të vërtetave që parashtron gazetari , si njeri që vuan nga deliri i kundërshtisë , nxjerr nga goja idjotësira !

      • Po, Po ndjej keqardhje per ty mor qyq qe as argumenton as ben dot koment mbi shkrimin, por vetem leh si kone neper kembet e tjereve.

  • Nga e kaluara e hidhur!!! Mos e harro tue e hedhur mbas shpindet!!!
    Shpifja dhe shpifesi duhet denue aq ma teper kur shpifja kryeht nepermjet mediave qofte nga gazetari apo jo gazetari por kryhet nga politikani apo qeveritari.
    Por a do te jesh kaq strikt dhe i vendosun z.Islami kur te vije dita ti pergjigjesh jo shpifjes po faktit qe nuk ngrite telefonin nga zyra e drejtorit te Kino punetorit kur po pergatitshe raportin vet i dyti.Kur ngritjen e bonogracies ne kuzhinen ne apartamentin ne Xhabije edhe sot ka ngel mos pergjigjja e sakte se kush e vendosi bonogracien ne faqen tjeter te murit.Jo vetem kaq por do te bahen akuza te tjera zotrotes tende qe nuk jane shpifje por fakte te patundeshme.A do kesh guximin te pergjigjesh.Ne lidhje me orientimin qe jep nepermjet filozofise se keti shkrimi te artikullit te sotem date. 23 .10 2018.Na prit.Do te vim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *