Projektligji për lojërat e fatit u miratua paraditen e së martës në Komisionin e Ekonomisë, ku ishte i ftuar edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Kreu i këtij komisioni, Erion Braçe tha se “operatorët kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe vetëm tani kanë kërkuar ndërmjetësim”.
“Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do të përballet me pasojat”, deklaroi Braçe.
“Janë krijuar pasoja sociale për shtresa të ndryshme të shoqërisë. Këto amendamente i japin fund përfundimisht veprimtarive të bingove”, shtoi kreu i Komisionit të Ekonomisë.
Ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj u shpreh se në këtë nismë qeveria “ka qytetarët me vete”.
“Do të jetë një sfidë për tatimet, doganat dhe për mua”, tha ministri.
o.j/dita

Gabim i pa falshem i qeverisen Rama.
Veprim diletante, i njerezve te pa afte e te pa pregatitur, te pa kulturuar e te pa informuar.
Nuk ka asnje arsyet te shendoshe per te mbyllur bastet. Nqs la korupsion sic pretendohet, shteti te vere rregulla. Prandaj eshte shteti ne kapitalizem, prandaj e paguajme
Mbyllja e basteve eshte domosdoshmeri. Vetem ne Shqiperi mund te shohesh qe ne cdo 50 metra ka nje vend per baste dhe kjo tregon se qarkullohet para e madhe se ndryshe nuk do te mbijetonin. Ne fillim me piramidat, tani me bastet, se kur do tju vijne ment per te prodhuar si vendet e tjera ku Shqiperia kerkon te futet, kjo eshte nje pyetje e veshtire.