VIDEO: Reklama e parë në historinë televizive

Leda Hysa

Sekonda e hapësirës reklamuese televizive ka vlerë të artë, por reklama e parë në historinë e televizionit është paguar me vetëm nëntë dollarë, edhe pse është transmetuar në terminin kryesor.

Reklama për kompaninë “Bulova” – prodhuesin e famshëm amerikan të orëve dhe bizhuterive luksoze – u transmetua në korrik 1941 vit në SHBA, para ndeshjes së bejsbollit në mes të Brooklyn Dodgers dhe Philadelphia Phillies.

“Bulova” gjatë këtyre dhjetë sekondave statikë, me një mesazh të shkurtër, i ka paguar nëntë dollarë stacionit njujorkez WNBT, që është pjesë e rrjetit NBC.

Reklamën e kanë parë disa mijëra njerëz, sepse në tërë New Yorkun asokohe ishin afro katërmijë televizorë.

Miratimin për reklamim Komisioni Federal i Komunikimit e dha në maj të atij viti.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *