Pas miratimit në Komisionin e Ekonomisë të projektligjit për mbylljen e lojërave të fatit, Ministri Ahmetaj ka postuar në Facebook statusin e mëposhtëm:
Sot në Komisionin e Ekonomisë, miratuam projektligjin që i hap rrugën c’rrënjosjes përfundimtare të fenomenit të lojërave të fatit, e hap një faqe të re për shumë familje, gra, të rinj e të reja shqiptare, që në vite e vite provuan në kurrizin e tyre e të familjeve të tyre pasojat e rënda sociale të lojërave të fatit.
Nga 1 janari 2019, në Shqipëri:
– Nuk ka më kompani bastesh sportive;
– Nuk ka më baste për garat në pistë;
– Nuk ka më salla bingosh;
– Nuk ka më lojëra elektronike në distancë;
– Nuk ka më kazino elektronike
Në të njëjtën kohë, ne do të marrim të gjitha masat që përmes një programi të mirë-menduar trajnimi dhe kualifikimi, të adresojmë shqetësimin e atyre individëve që do mbeten pa një punë nga mbyllja e këtyre bizneseve, e nga ana tjetër, përmes rritjes ekonomike dhe konsolidimit fiskal, të mund të menaxhojmë efektin financiar në buxhetin e shtetit. #EGjitheVemendjaTekQytetaret
l.h/ dita

Po e tha Ben bixhozxhu duhet marre seriozisht .