Opozita serbe: Politika e Vuçiçit ndaj Kosovës ka dështuar              

DITA Online

Në vazhdimin e debatit në Parlamentin serb për ndryshimin e disa ligjeve, deputetët i drejtuan pyetje Qeverisë serbe, Presidentit e Prokurorisë për çështjen e Kosovës, raporton Periskopi.

Sanda Rashkoviç, anëtarja e grupit parlamentar “Serbia e Re – lëvizja për shpëtimin e Serbisë”, iu drejtua Vuçiçit për politikat e tij rreth çështjes së Kosovës, duke i thënë se çka ka ndërmend të veprojë tani kur politika e tij ka dështuar.

“Pse po lobohet nëpër shtete të ndryshme që të hiqet njohja e pavarësisë së Kosovës, kur në anën tjetër po futet idea për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë që kjo nënkupton njohje nga Serbia”, pyeti Rashkoviç.

Ndërsa kryetari i Partisë Radikale Serbe, Aleksandar Sheshel, kujtoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg gjatë vizitës së Serbi, ku tha se bombardimet gjatë luftës Kosovë-Serbi kanë ndodhë për të mirën e të gjithëve, dhe për përfshirjen e demokracisë. Ai tha se këto deklarata nuk është dashur të lejohen nga ana e Serbisë.

Ai gjithashtu kujtoi edhe deklaratën e Komisionerit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, i cili tha se një marrëveshje paqësore me Kosovën, nuk është kusht i vetëm për Serbinë në procesin e hyrjes në BE. Dhe duke i nisur nga kjo, Sheshel i drejtoi pyetjen presidentit serb Aleksandar Vuçiç se cilat janë hapat konkret të tij në procesin e integrimit evropian, pasi që po kuptohet nga deklaratat e ndërkombëtarëve se pa njohjen e Kosovës si shtet nuk ka perspektivë në BE.

Ai pyeti se a do ta bëjë Serbia një “poshtërim të madh” duke u futur në NATO, për ta pasur një perspektivë evropiane.

 

V.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Eshte shume e pakuptueshme dhe jashte cdo logjike te shendoshe qe as opozita e as mazhoranca e Parlamentit shqiptar nuk prononcohen per Kosoven dhe ndryshimin e kufijve te saje per ti kundershtuar ideatoret e keti ” projekti te shekullit 21 ” Vuciq e Thaci kur boterishte dihet se Kosova per 100 e ca vite ishte toke e okupuar e Shqiperise dhe koloni serbe nga soldateska dhe shteti i Serbise .
    Pyetja eshte shume e thjeshte
    Nuk e dijne deputetet e Parlamentit shqiptar se Kosova dhe shume vise tjera shqiptare ishin teritore te okupuara nga fqinjet e Shqiperise apo, nuk e kane guximin ta theksojne kete fakt ne Kuvendin e Shqiperise ngase si shifet , Kosova edhepse nuk ishte kurre toke serbe , serbet i madh e i vogel , ne gjitha instancat vendore ne Serbi dhe nderkombtare jashte Serbise kerkojne Kosova ti kthehet prape asaje
    Apo deputetet e Parlamentit te Shqiperise frigohen se do t i humbin pozicionet e tyre te pribilegjuara nese ne nji seance te Kuvendit, ne rende dite vendoset nji pike per debat lidhur me ” korigjim kufijsh mese Kosoves dhe Serbise ” …?????
    Nese ne Parlamentin e Serbise thuhet me ze te larte nga deputetet serb dhe ministri i jashtem Ivica Daciq se
    ” Kosova eshte prioritet nacional i shtetit te Serbise ” ne shqiptaret e Kosoves pyesim me te drejte se cfare duhet te bejne deputetet e Kuvendit te Shqiperise ..?
    Te heshtin dhe bejne sehir sikur po sillen aktualishte , sigurishte se jo …aq me teper kure Sonja Biserko , drejtohesh e institutit serb per te drejta humanitare e thekson se ” per ndryshimin e kufijve te Kosoves ka filluar intenzivishte te bisedohet mese Vuciq – Thacit e Rames qyshe para dy vitesh duke patur edhe perkrahjen ne heshtje te zyrtareve te larte europian sikur znj . Mogerini dhe disa te tjete ”
    Kurse deputetet shqiptar jane struktur ne heshtje dhe debatojne ne kuvend vetem per drogen dhe miljona perfitimet qe sjelle ajo por , jo edhe per prioritetet nacionale te shtetit dhe kombit shqiptar …!

  • Nuk ka reagime dhe komente tjera nga shqiptaret ne gazeten Dita ngase edhe per kete teme su dashka te shkruj askush tjeter perveq meje dhe basriut sepse , edhe tema lidhur me diskutimin e ndryshimit te kufijve mese Kosoves dhe Serbise na qenka nji tabu ose top sekret sikur edhe investimet e dyshimta te Greqise ne Shqiperi per te cilat Parlamenti i Shqiperise kurre deri sot nuk bisedoi sepse , sepse edhe kjo teme sikurse ndryshimi i kufijve te Kosoves , duhet te jete prioritet nacional i shtetit shqiptar per te cilat me patjeter duhet fjalen e vete ta thote Kuvendi i Shqiperise dhe jo keto te mbahen sekrete dhe fshehtesi publike per opinionin sepse ketu qenkan te implikuar politikan mafijoz dhe kriminel te cfardo lloji te cilet as nuk pyesin per interesat nacionale dhe sa qele e mbylle syte ato i shesin edhe per nji luge hallve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *