Tragjedia e 97-s në dy optika të ndryshme

Leda Hysa

Ekskluzive/ Flet Spartak Braho (XI)

Në vijim të zbardhjes së dokumenteve që po publikon ‘DITA’ prej dy javësh, nuk po jap intervistë, por po bëj një shpjegim që mendoj se është i nevojshëm për lexuesit.

Kanë kaluar më shumë se njëzet vjet nga viti i zi 1997, një nga vitet më të zinj në historinë e Shqipërisë. Nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë tonë që populli të ngrihej me armë kundër qeverisë së tij të zgjedhur gjoja demokratikisht, sikurse kemi rastin e qeverisë Berisha pas zgjedhjeve më të këqija që janë bërë ndonjëherë në këtë vend.

Gjithsesi, gjykuar me gjakftohtësi pas më shumë se 20 vjetësh,ndodhemi para një fakti të kryer. Pas një pakënaqësie mbarëpopullore dhe një rebelimi të armatosur kundër qeverisjes Berisha, më 29 qershor 1997 u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme, vetëm një vit pas zgjedhjeve të manipuluara të 1996-s. Ishte e logjikshme dhe e pritshme që në ato zgjedhje të fitonte bindshëm Partia Socialiste.

U mblodh parlamenti i ri dhe një nga objektivat që vuri ishte zbardhja e së vërtetës për tragjedinë që ndodhi dhe që ishte aq e freskët dhe e dhimbshme për shumicën e shqiptarëve. Duke qenë të bindur në të vërtetën e asaj tragjedie, parlamenti ngriti një komision hetimor parlamentar, në krye të të cilit u zgjodh Spartak Ngjela, deputet demokrat dhe ish-ministër i Drejtësisë.

Unë kam qenë pjesë e atij komisioni. U hetua për disa muaj me radhë për të zbardhur të vërtetën. Mirëpo, në fund kemi dalë me dy raporte. Ngjela si deputet i demokratëve nuk e vinte gishtin nëplagë dhe duket se kishte vetëm një qëllim: të nxirrte pa lagur përgjegjësit e katastrofës që kishte ndodhur.

Ndaj dhe u paraqit një raport alternativ, të cilin unë e kam lexuar në Kuvend dhe që u miratua prej tij e mandej u paraqit në Prokurori për ndjekjen penale të personave përgjegjës. Kryepërgjegjësi në raportin që kam lexuar unë në Kuvend është pikërisht Sali Berisha.

Për etikë profesionale, unë po ju jap fillimisht të lexoni të dy raportet, pavarësisht ndonjë përsëritjeje që mund të gjeni. Fillimisht do të lexoni raportin e Ngjelës. Më pas raportin që kam lexuar unë në Kuvend dhe që iu dërgua Prokurorisë.

Të nderuar lexues! Ju do të çuditeni se si pas këtij raporti Prokuroria nuk bëri asnjë lëvizje, madje është shpallur amnisti për përgjegjësit e tragjedisë shqiptare të vitit 1997. Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Prandaj dhe po guxoj të botoj në gazetë historinë zyrtare të vitit 1997. Sepse si shumicën e shqiptarëve më mundon pyetja:

Pse u mbyll ajo histori? Për më tepër kur e dimë fare mirë se përgjegjësit e asaj tragjedie të tmerrshme janë sërish të gatshëm t’i vënë zjarrin Shqipërisë dhe të shkaktojnë tragjedi të reja në këtë vend.

A do të pranojmë të luhet sërish një tragjedi e re?

Relacioni Ngjela në Kuvend

Paraqitur: Kuvendit  Popullor nga Komisioni Hetimor Parlamentar i hetimit të ngjarjeve Janar-Qershor 1997

Komisioni Hetimor Parlamentar i Hetimit të ngjarjeve Janar-Qershor 1997, mbështetur në Vendimin e Kuvendit Popullor si dhe në ligjin që rregullon veprimtarinë e tij, pasi kqyri dokumentacionin përkatës në administratën e lartë shtetëror, përkatësisht në: Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHIK, si dhe në hetimet e zhvilluara në Vlorë, Përmet, Berat etj., vendosi t’i paraqesi relacionin përfundimtar Kuvendit Popullor për punën e tij, duke iu nënshtruar njëherësh edhe procesit të pyetjeve në këtë Kuvend.

Të nderuar deputetë!

Komisioni Hetimor Parlamentar mori përsipër të hetonte ngjarjet me nëntë anëtarë të tij, sepse dy anëtarët e PD nuk pranuan të merrnin pjesë.

Në veprimtarinë e vet, Komisioni mori përsipër t’u përgjigjej duke sqaruar përballë opinionit publik këto çështje:

  1. Cilat ishin shkaqet që sollën në një disekuilibrim total të shoqërisë, disekuilibrim i cili në një moment të caktuar krijoi situata anarkie dhe përplasje me armë në shoqëri?
  2. Cili ka qenë qëndrimi i shtetit dhe i institucioneve të tij në lidhje me revoltat popullore që u drejtuan kundër qeverisjes shqiptare?
  3. Cili ishte shkaku i revoltave popullore dhe përse ato u shndrruan nga revolta paqësore në përleshje me armë?
  4. A ka pasur mundësi që situata të zgjidhej me mjete politike pa kaluar në shkallën ekstreme që përjetoi politika?
  5. Duhej vendosur gjendja e jashtëzakonshme ose jo, dhe për faktin që u vendos, ndihmoi në rivendosjen e ekuilibrave shoqëror apo prishi më keq ato?

6.A ka ndërhyrje të shteteve të huaja në këto ngjarje, dhe çfarë influence kanë krijuar ato në rast se ka pasur të tilla?

  1. Për ç’arsye si Komandant i operacionit për të rivendosur situatën ushtarakisht pas gjendjes së jashtëzakonshme u emërua Bashkim Gazidede, ish Kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar dhe a është brenda principeve të shtetit që Shërbimi Informativ nga një institucion informues të kalojë në një institucion të armatosur për shtypje revoltash të çfarëdo lloji qofshin ato?
  2. Duke u nisur nga fakti i shpërbërjes së të gjithë institucioneve të shtetit, cili ka qenë shkaku i shpërbërjes së tyre; një mungesë e strukturës solide konstitucionale të shtetit, apo një defekt i strukturës aktuale të konstitucionit shtetëror politik që drejton.
  3. Cila ka qenë përgjegjësia e klasës politike maxhorancë-opozitë, dhe a ka persona me përgjegjësi direkte individuale, në të dy krahët e klasës politike në krijimin e ngjarjeve tragjike që përjetoi shoqëria shqiptare në muajt Janar-Qershor 1997?

Ne mendojmë se sqarimi nga ana e Komisionit i këtyre çështjeve sigurisht nuk ishte i lehtë, dhe përfundimtar pasi ai do të kalojë dhe hetohet edhe në filtra të tjerë, megjithatë mendimi ynë është se kemi vendosur një tullë në sensin pozitiv për progresin gradual të ndërtimit të shtetit demokratik në Shqipëri.

Në rast se do të duam të hedhim dritë mbi një fenomen negativ mbarë shoqëror që solli me vete një moment tragjik në shoqëri, është e kuptueshme se ai nuk mund të lindë në një orë, në një ditë, apo në një javë, përkundrazi brenda vizionit teorik dhe praktik që kemi për historinë, është krejtësisht e pranueshme të shprehim faktin se vetë ngjarjet e kësaj periudhe, nuk janë një rastësi e ecurisë së vështirë të shoqërisë shqiptare në kapërcimin nga një periudhë totalitare të një sistemi diktatorial, në një periudhë lirie të një sistemi demokratik, por siç do ta argumentojmë edhe më poshtë ato vijnë dhe bëhen ngjarje të ashpra pas një akumulimi pakënaqësie shoqërore.

Duke u nisur nga fakti se shoqëria shqiptare në funksion të protestës së vet, deri në maj të vitit 1996, ka trajta oshilante të pranueshme, pas majit të vitit 1996 kuptohet se në gjirin e vet politik ka filluar të funksionojnë mekanizmat e një realiteti të paqartë politik.

Të gjithë e dimë dhe jemi koshientë se zgjedhjet e 26 majit 1996 patën probleme tepër të komplikuara, sepse brenda optikës së brendshme të politikës opozitare dhe asaj ndërkombëtare në përgjithësi ato u konsideruan si të parregullta dhe të manipuluara nga shteti dhe strukturat qeverisëse.

Menjëherë pas tyre, ngarkesa politike e shoqërisë mori një trajtë të acaruar, por që ndonëse u shua shpejt për faktorët që do të analizojmë më poshtë, ajo mbeti e akumuluar si potencë brenda shoqërisë për të gjetur rastin e shpërthimit të vet. Dhe rasti pastaj u gjet në momentet e krizës financiare të inicuar nga vetë shteti, i cili lejoi dhe stimuloi skemat financiare piramidale.

Po ç’ishte kriza financiare e skemave piramidale?

Në rast se do të jemi pak të vëmendshëm menjëherë do të vemë re se periudha gusht 1996-nëntor 1996 ka qenë periudha më e lulëzuar e fenomenit të huadhënies nga publiku i gjerë, fenomen ky i cili në këtë periudhë rrok thuajse të gjithë shoqërinë. Themi se rrok gjithë shoqërinë duke e parë fenomenin edhe si fenomen financiar por edhe si fenomen psikologjik dhe social.

Është pikërisht ky lulëzim i këtij fenomeni financiaro-psikologjik i këtij lloj kapitalizmi parazitar që solli neutralizimin e pakënaqësisë politike që shoqëria krijoi pas zgjedhjeve me probleme të majit 1996.

Në muajin dhjetor 1996, fillojnë të shfaqen shenjat e para të një krize financiare në lidhje me huamarrjen, jepen shenjat e falimentimit të disa nga shoqëritë huamarrëse si Sudja, Populli, Xhaferri. Shteti, qeveria dhe institucionet e tij nga qëndrimi në heshtje dhe indiferenca me gjithë sinjalizimet alarmante të dhëna nga guvematori Luniku, F.M.J. dhe SHIKU, gjatë gjithë vitit 1996, të kushtëzuara këto edhe nga zgjedhjet elektorale të Majit dhe Tetorit 1996, pasi realizoi qëllimet, ndërhyn deri në arrestimin e krerëve të firmave piramidale, veprim ky që e komprometoi dhe acaroi më tej situatën.

Në këtë periudhë filloi të bjerë përqindja e interesave dhe në të njëjtën kohë konstatohen shenjat e para të depresionit të ardhshëm që natyrisht është ajo pjesë e fenomenit që ne më lart e quajtëm psikologjik.

Muaji janar 1997 na paraqet tablonë thuajse të kuptueshme se shoqëria do ndodhet përballë një krize financiare, si humbje materiale ndaj depozitave të formuara në firmat rentiere dhe të një momenti depresiv që vjen dhe shfaqet në shoqëri si frikë për të përballuar jetesën brenda një ekonomie që ka mungesa të theksuara në çështjen e punësimit e sigurisë për jetën.

Por në ç’gjendje ose në ç’pozicion paraqitet shteti si grupim institucional përballë kësaj situate të krijuar, të papritur e të pa parashikuar:

Për të vendosur një ide të qëndrueshme në përgjigjen e kësaj pyetje, është e domosdoshme të bëjmë një digresion për ta parë institucionalizimin shtetëror realisht.

Mendojmë se struktura konstitucionale aktuale e shtetit shqiptar vazhdon të paraqitet me defekte serioze. Patjetër që ky është një mendim i përgjithshëm dhe kuptohet se duke shprehur këtë gjykim Komisioni nuk bën gjë tjetër veçse përsërit një gjë të ditur, pasi të gjithë e dimë sot se ne nuk kemi një kushtetutë perfekte. Por megjithatë, në funksion të analizës që po bëjmë, na duhet të theksojmë se konstitucioni shqiptar që mban mekanizmi i qeverisjes dhe pushteteve dashur pa dashur, vjen dhe jep mundësi individëve të majës piramidale të shtetit që të akumulojnë pushtet tepër

të madh. Së pari është Parlamenti që gëzon kompetenca të jashtëzakonshme, sepse brenda skemës së tij nga ky derivojnë: Presidenti i Republikës, Këshilli i Ministrave, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Kasacionit, Prokurori dhe Zv/Prokurori i Përgjithshëm. Në lidhje me këtë pastaj një maxhorancë e tejmadhe si ato që rëndom dalin nga zgjedhjet tona, në një mënyrë ose në një tjetër kontrollon dhe drejton gjithë jetën shtetërore. Në rast se do t’i shtojmë dhe kësaj faktin që kjo maxhorancë na ndodh që të drejtohet prej një njeriu president ose kryeministër i dalë prej saj, kuptohet se më në fund është autoritarizmi ai që drejton shtetin.

Kështu ishte situata edhe në janarin e vitit 1997, kur edhe për arsyet që përmendëm, që në fakt janë faktorë defektivë të konstitucionit tonë, thuajse i tërë autoriteti i shtetit ishte përqendruar tek Presidenti i Republikës, i cili siç vërtetoi e tërë periudha e qeverisjes së tij 4 vjeçare, jo vetëm për arsye të defekteve konstitucionale, por edhe për shkak të formimit e psikologjisë së tij, autoritariate, abuzoi me kompetencat, duke i shkelur ato.

Pra si përfundim të përgjigjes së pyetjes së parë, këto ishin edhe shkaqet që ndikuan në disekuilibrimin total të shoqërisë shqiptare në pragun e fillimit të vitit 1997.

Por le të kthehemi tani përsëri tek ngjarjet e janarit 1997 për t’i dhënë përgjigje pyetjes së dytë lidhur me reagimin e shtetit ndaj pakënaqësisë dhe revoltave popullore.

Kriza financiare që spikat hapur si pasojë e shembjes së disa skemave piramidale, sollën përnjëherësh revoltat masive të një varg qytetesh të Shqipërisë: Lushnjë, Berat, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Tiranë, Dibër, Durrës etj.

Revoltat kanë krejtësisht karakter ekonomik, por që të gjitha me një shprehje mosbesimi ndaj qeverisjes së atëhershme. Njerëzit kërkojnë paratë e humbura. Nga hetimi i këtij fenomeni dhe nga burime dokumentare të kqyrura në SHIK etj, rezulton se ky i ka informuar në mënyrë të rregullt gjatë vitit 1996 institucionet e larta të shtetit, edhe Presidentin e Republikës, edhe Qeverinë, për të gjitha grumbullimet dhe kërkesat e njerëzve, për të gjithë elementët që japin të kuptuar se këto revolta ose demonstrime do të vijojnë dhe mund të shumohen. Kërkesat janë krejtësisht ekonomike, por aty nga mesi i muajit janar, gjithmonë sipas informacioneve të SHIK- ut, në këtë moment revoltash ekonomike fillon të hyjë opozita e atëhershme, e cila duke u vënë në mbrojtje të kreditorëve menjëherë u paraqet revoltave arsyen e vet politike. Megjithatë revoltat vazhdojnë t’i përmbahen një karakteri thjesht ekonomik që ka lidhje vetëm me humbjen që kanë pësuar ose që do të pësojnë nga falimentimi ose nga vazhdimi i falimentimit të skemave të kompanive rentiere.

Është fakt, se si pushteti i atëhershëm politik që drejtonte shtetin shqiptar nuk jep asnjë shenjë reflektimi dhe është krejtësisht intranzigjent ndaj kërkesave ekonomike të kreditorëve të humbur që filluan të intensifikojnë demonstrimet paqësore.

Kulmin e vet këto revolta paqësore të muajit janar e arrijnë në datat 24, 25, 26 dhe 27 në një kohë që, brenda këtij segmenti kohor, çështja më në fund ka mbërritur në një arsye politike, sepse tani mitingjet dhe demonstratat paqësore i drejtojnë lider të opozitës të atëhershme. Nga ky fakt kuptohet qartë se në segmentin kohor që kemi në diskutim, krizën financiare si humbje në skemat piramidale, fillon dhe e mbush për ta bërë më të acaruar edhe akumulimi i pakënaqësisë politike që vjen nga momenti i zgjedhjeve të 26 majit 1996.

Ashtu siç rezulton nga dokumentet e mbledhura në organet shtetërore por edhe nga media, në revoltat e muajit janar në qytete të ndryshme, demonstruesit kanë ndërmarrë akte shkatërrimi me gurë, ndonjëherë edhe me zjarr të institucioneve shtetërore lokale. Megjithatë, gjendja nuk ka pasur tendenca të dhunshme me armë. Nisur nga ky fakt, me aq sa disponon deri tani, Komisioni konstaton se në këto momente përballë administratës së lartë të shtetit, masa jo e vogël e demonstruesve, paraqet pakënaqësi të theksuara ndaj qeverisjes. Por si është përcjellë në institucionet qendrore të shtetit shqiptar kjo lloj pakënaqësie?

Ja si e shpjegon këtë situate gjatë hetimit para komisionit, një nga dëshmitarët direkt në qytetin më të prekur rëndë nga pakënaqësia e vënies së firmave rentiere, Sokol Bizhgo:

Qysh nga fundi i vitit 1996 në qytetin e Vlorës filluan grumbullimet e njerëzve në kërkimin e lekëve të humbura tek firma Populli dhe Xhaferri. Demonstrimet përgjithësisht ishin paqësore dhe pa shumë probleme për t’u përballuar nga policia. Ndërsa në fillim të vitit 1997 kur njerëzit panë që edhe firmës Gjallica po i vinte

fundi, populli doli në revolta masive duke manifestuar në aksin kryesor të rrugës Vlorë -Skelë. Gjithë njerëzit e shikonin policinë si hallexhi të përbashkët dhe asnjëherë nuk ishin çfaqur shenja kundërshtimi ndaj nesh.

Turma vazhdoi të manifestonte rreth një muaj rresht në këtë intenerar rruge dhe dy-tri herë përpara Bashkisë së qytetit. Në dt. 25.1.1997 rreth orës 10 turma iu drejtua Bashkisë.

Forcat e rendit ishin dislokuar përpara Bashkisë dhe mundoheshin që me çdo kusht të pengonin hyrjen e njerëzve në Bashki. Megjithatë kordoni i policisë u ça dhe një pjesë njerëzish u futën brenda. Brenda u dëgjuan disa shpërthime dhe pashë që doli tym nga kati i tretë i Bashkisë. Pashë njerëz që hidhnin tavolina e karrige, digjnin letra edhe kur filluan shpërthimet njerëzit dolën me vrap. Pastaj u futën në veprim zjarrfikësit, të cilët mundën ta shpëtojnë Bashkinë. Kur bëmë kqyrjen e vendit të ngjarjes rezultoi që ishin djegur tre zyra, njëra e Kontrollit te Shtetit, zyra e kthimit të pronave dhe një zyrë tjetër pa rendësi. Edhe ditën që u dogj Bashkia por edhe ditë më pare shefi i Komisiariatit Sokol Mulosmani dhe Shefi i Rendit iu kanë bërë thirrje disa here deputetëve dhe pushtetarëve që të ndërhynin për të ulur tensionin por ata nuk kishin asnjë influence. Gjatë kohës që turma po manifestonte përpara Bashkisë para sulmit për ta djegur atë, mbaj mend që ka ardhur me forca Hile Lushaku (aktualisht Drejtori i Forcave Speciale në Ministri) dhe tha se ishte e pamundur të përballohej gjithë ajo turmë me ato forca që ndodheshin aty. Lidhjet me Ministrinë i mbante shefi i Komisariatit Sokol Mulosmani dhe mbaj mend që në radio ka thënë që të mos spostoheshin forcat pasi do të vinin forca të ushtrisë në ndihmë. Rreth orës 11 të asaj dite kanë ardhur rreth 5 IFA me ushtarë e oficerë të Repartit të Bunavisë. Me mbërritjen e tyre pati një reagim të ashpër nga populli dhe filloi t’i godiste me gurë. Atëherë unë me inisiativë kam shkuar dhe u kam thënë komandantëve të tyre që t’i hipnin ushtarët nëpër makina për të mos u goditur se çfarë ishte për të bërë u bë, Bashkia u dogj.

Edhe ditë të tjera turma manifestonte qetësisht dhe nuk kemi pasur asnjë incident mes forcave të rendit dhe policisë. Në detyrën që kishin oficerët dhe agjentët e policisë kriminale ishte mbajtja nën vëzhgim e objekteve të Bankës, zyrave të Gjallicës, Gjykatë-Prokurorisë dhe Prefekturës. Kur turma kalonte pranë këtyre objekteve shërbimet e policisë kriminale raportonin me radhë në mënyrë të koduar se gjatë kalimit të turmës nuk ka pasur asnjë incident.

Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

Vijon numrin e ardhshëm….

Share This Article
3 Comments
  • TE SHKERDHEFTE KINA Ç’FAR TE PERMBAN PRAGU I SHTEPISE O BYTHEQIRI SPARTAK NGJELA NGA PREJARDHJA MINORITARE ÇOBAN DERI TEK KIÇO E VERA POJANI NOMEKLATURE VE MIHAL BISHES GJAK PIRES E VRASES SE SHQIPETAREVE E DERI TEK TI QE DUHET TE SHKOSH PRAPE NE QELI E TE NGRESH SAPUININ BASHKE ME SERBIN SALI LUBONJEN ANDI BUSHATET E KOMPANI!!!!!!!!!!!

  • 1.Cilat ishin shkaqet që sollën në një disekuilibrim total të shoqërisë, disekuilibrim i cili në një moment të caktuar krijoi situata anarkie dhe përplasje me armë në shoqëri?

    Kur do ti pergjigjeni kesaj pyetje?

  • Kam nje pyejtje ,kush mundet ,te me japi nje pergjigje.
    Pse vetem qytetet e jugut u ngriten kunder firmave piramidale?
    Veriu apo Tirana nuk kishin futur leke me firmat?
    Ju lutem pergjigje serioze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *