Drejtori financiar i Shalkes, Peter Peters, ka zbuluar se Kevin Prince Boateng u largua nga Italia dhe u rikthye në Gjermani për shkak të racizmit në Serinë A. Vetë lojtari ishte shprehur më parë se ndryshimi erdhi vetëm për arsye teknike, por Peters flet ndryshe, i intervistuar nga “Bild”. Ai thotë se lojtari kishte marrë miratimin e presidentit Berluskoni për t’u larguar sapo Milani të siguronte kualifikimin në fazën e grupeve në Champions League. Ganezi i lindur në Gjermani i ndihmoi kuqezinjtë me dy gola të shënuar kundër PSV Eindhoven dhe më pas i tha lamtumirë skuadrës.
