Mjerimi në Luginën e Preshevës, ja si diskriminohen shqiptarët nga Beogradi

DITA Online

Top Story ka trasmetuar emisionin e rradhës. Në një nga episodet thasmetohet vizita në Serbi, kryesisht Luginën e Preshevës, aty ku Shqiptarët diskriminohen nga politikat e Beogradit.

Presheva një komunë me rreth 30 mijë banorë, ku 90% e tyre janë shqiptarë. Shtëpitë karakteristike me çati të kuqe, nuk mund ta fshehin mjerimin, varfërinë dhe diskriminimin që i bëhen shqiptarëve nga politikat e Beogradit.

Në qendër të Preshevës, ndodhet një xhami e cila frekuentohet masivisht nga banorët e kësaj zone. Në fakt, në një vend ku ka varfëri, besimi në zot është shpresa e vetme që mund të mbaj gjallë këta njerëz.

“Situata ekonomike në Preshevë ka qenë gjithmonë krizë ekonomike. Me një rrogë mesatare është shumë vështirë të kalosh muajin. Ka shumë të rinj që kanë emigruar”, – shprehen për Top Story banorët e Preshevës.

Bashkimi Europian por edhe faktori ndërkombëtar as nuk i ka përmendur ndonjëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nëse pak më parë treguam sesi serbët e veriut të Kosovës nuk paguajnë as taksa, as drita dhe nuk i respektojnë institucionet, tek shqiptarët e jugut të Serbisë ndodh e kundërta.

“E njëjta Serbi kërkon të drejtat të cilat i tejkalojnë standardet e BE-së për serbët në Kosovë. Ndërsa për pakicën shqiptare, shkalla e diskriminimit është në nivelin më të lartë”, – Ardita Sinani, ish- Kryetare e Preshevës.

“Edhe ne kemi lexuar nga mjetet e informimit publik, se vërtetë atje nuk paguajnë, ndërsa ne paguajmë”, – Thotë një banorë.

Tashmë këtij mjerimi do ti shtohet edhe propaganda për tu bashkuar me Kosovën.

“Popullata e Luginës e mirëpret, shqiptarët janë të gjithë pro”, – thotë një banor.

Nëse Serbia integrohet në BE, dhe ne mbesim në këto rrethana siç jemi, nëse nuk i bashkohemi Kosovës, atëherë pozita do jetë e mjerueshme”, tha për Ardita Sinani, ish- Kryetare e Preshevës.

Mes tyre ka edhe skeptikë për bashkimin me Kosovën.

“Nuk ka gjasa të bashkohet Lugina dhe Kosova”, “Politikën që po luan presidenti Thaçi, duket e parealizueshme por kryesorja është të nis të bëhet, se po nuk e kërkove diçka nuk ta jep kërkush”, “Mirë është të bëhet, por zor të bëhet”, – shprehen banorët për Top Story.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • E shikoni kush paguhet?
    Filloi propaganden per dhenien e Veriut Top Story
    E plera te felliqura
    Kosova ta perdori Presheven shembull te politikave diskriminuese te serbise, sic perdor servia veriun
    Ta kete karte per te lozur me anetaresimin eSerbise ne BE, , keshtu ndihmohet shqiptarizmi, jo duke vazhduar shitur territore,o qelbesira te ndyra

  • Shkrim me koti dhe me idiot nuk ke ku te gjesh.
    E moret vesh o milet si diskriminohen shqiptaret e Presheves……ata paguajne dritat, …….kurse serbet ne Kosove nuk i paguajne…….
    Hajde “Top (tope Kari) Story” hajde.

  • Top Story te mos habitet nga diskriminimi i lugines se Presheves nga serbet,se fundja serbet e kane Presheven toke te pushtuar dhe shqiptaret nuk jane rrace sllave!
    Por si i behet qe shqiptaret po diskriminohen ne Shqiperi nga qeveria shqiptare?
    Ne Yzberisht (KMY) banojne rreth 50 mije vete ne pallate 10 kateshe,por qeverite kurre nuk kane bere asnje investim aty!
    Si Presheva ashtu edhe Yzberishtin qeveritaret dhe kryebashkiaku Veliaj as e zene me goje Yzberishtin!
    Rreth 5 mije femije nuk kane ketu asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte,etj pa folur qe nuk eshte shtruar asnje meter rruge me gropa,balte e pluhur!
    Nderkohe Bashkia ka asfaltuar te gjitha rrugicat e nje blloku perballe me shtepi perdhese shumica te pa legalizuara,bile u kane ndertuar edhe gardhet e shtepive me mur betoni e kangjella,qe nuk eshte detyre e bashkise!
    Shkruani edhe per Geton e Yzberishtin,ne se nuk keni frike nga qeveria!
    I kam shkruar edhe Mero Bazes,por ka frike te bej ndonje shkrim!

  • Pozita e shqiptareve te Lugines se Presheves gjithmone ka qene e veshtire dhe e mjerueshme por , kurre shteti shqiptar, perveq retorikes bajate s ka nderrmer as me te voglin hap konkret ne raste te ndryshme te takimeve nderkombtare ta ngre qeshtje ne mjerueshme te shqiptareve ne Lugine ose nderrmarrjen e masave konkrete te vete Shqiperise per ndryshimin e gjendjes se tyre . Top Story na kujton artikujt e gjate te dikureshem te regjimit te Enver Hoxhes ne Zerin e Popullit mbi gjendjen e veshtire te shqiptareve te Kosoves ne TVSH dhe mosendermarj e asgjeje konkrete per ndryshimin e asaje gjendjeje deri sa vete na shqiptaret nuk e ndryshuan ate gjendje me ndihmen e NATO -s dhe sakrificat e gjithe popullit shqiptar te Kosoves . Top Story sot shikuesve te vete i prezanton nji emision per gjendjen e veshtire te shqiptareve te Lugines pikrishte kur ne kolluare te ndryshme po flitet me te madhe bashkimin e saje me Kosoven qe , ne rethana egzistuese eshte gadi e pamundur .
    E pamundur edhe per faktin se marrjen e Lugines nga juridiksionin serb duhet te japesh trefishin e teritorit te Kosoves ngase neper teritorin e Lugines se Presheves kalon koridori i 10 i autostrades Serbi -Maqedoni – Bullgari koridor i cili njihet si vend me strategji te posaqme nacionale per shtetin serb .Strategji nacionale per Kosoven eshte edhe Veriu i Kosoves dhe Liqeni i Ujmanit sepse , gjithe trtitori i Fushes se Kosoves varet nga uji i pijeshem dhe uji per ujitjen te tokave nga po ky j liqen. Nese problemi shikohen ne distance me te gjate kohore kuptohet se ne te ardhmen pra , pase 30-40 vitesh luftrat ne bote nuk do te zhvillohen per asgje tjeter por vetem per uje te pijeshem . Ato vende dhe popuj qe kane uje te pijeshem do te jetojne , te tjeret do ta kene veshtire jeten pa uje dhe , emisioni i Top Story vjene pikrishte ne momentin kur po zhvillohet nji lufte e piste diplomatike e Serbise per glaberimin dhe futjen nen juridiksionin serb Veriun e Kosoves per arsyen e vetme te futjes ne kontroll te 100 % te Liqenit te Ujmanit nga shteti serb kurse, si pjese te strategjise se saje Serbija dhe Vuciqi , nepermes disa horrave shqiptar ne kosove dhe Shqiperi perdor bllokun ose mashtrimin e radhes bashkimin te gjoja Lugines se Presheves me Kosoven ku pjesemarres i ketij blofi serb po na dele te jep kontributin e tij edhe Top Story dhe ata qe fshihen pas ketij mediumi te fuqishem te shtetit shqiptar

  • “Me kokë dhelpre dhe bisht gjarpri, Thaçi thërret për luftë të armatosur”!
    Hashim Thaçi do të përshkruhet si një kreator as dhelpër e as gjarpër këtë kisha zgjedh mes të dyjave, bishtin e gjarprit dhe kokën e dhelprës.
    Ditë më parë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar një konflikt të mundshëm, apo një mundësi e një lufte të re në rajon, në rast të mos arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
    Por kjo mund të jetë e kundërta e asaj se çka thotë Hashim Thaçi, pohon kryetari i Ballit Kombëtarë Demokrat, Gazmend Islami.
    Ai thotë se tashmë jemi mësuar me batutat e presidentit Thaçi.
    “Nëse arrihet marrëveshje me Serbinë me ato se çka pretendon z. Thaçi për shkëmbim territoreve, atëherë mund të besoj dhe jam shumë i bindur se mund të ketë konflikt të armatosur dhe ne shqiptarët në asnjë rrethanë nuk do të pranojmë që të luhet me kufijtë në të cilët Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj. Pra ndryshimi i kufijve do të thotë thirrje për luftë të armatosur dhe kjo do të kishte pasoja fatale jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin, sepse do të ishte zinxhir i lidhur ngushtë me njëra tjetrën”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.
    Ai thekson se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kosovën po donë ta futë në krizë politike, ekonomike
    dhe institucionale vetëm për të arritur qëllimet e veta që të mbetet ende në politikë.
    “Pra është ka luhet një lojë e pistë e tij i cili duke shfrytëzuar kanalet e tina të errëta me shërbimet franceze dhe shërbimet e fshehta jo mike të Kosovës, e donë destabilizimin për të mbetur vet në pushtet. Mirëpo nëse arrihet një marrëveshje me Serbinë dhe me një konsensus politik, ku shqiptarët e Kosovës e krijojnë një komision të ri mbarë shtetëror që bisedon me Serbinë për të arritur paqen do të ishte e mirëseardhur dhe kjo do të sillte në rajon paqe afatgjate”, pohon ai.
    “Mirëpo nëse tentohet të luhet me kufijtë me idetë e sëmura psikike të presidentit Thaçi, atëherë Kosova shkon drejt luftës, pra është e kundërta e asaj se çka thotë z. Thaçi”, shton tutje kreu i BKD-së.
    Islami pohon se, Hashim Thaçi tash e 20 vite po shantazhon dhe tmerron politikën e Kosovës me miq të tij jo shqiptarë.
    “Unë kisha dëshiruar dhe lutëm se sa më shpejt që të jetë e mundur të shkohet në zgjedhje dhe të bëhet një konsensus që Hashim Thaçi të shkarkohet sepse përderisa ai është në krye të shtetit, Kosova jo vetëm që nuk do të ec përpara, por Kosovës do ti paraqiten skenarë të tmerrshëm për mosfunksionim të shtetit të Kosovës për të vetmen arsye se në krye të shtetit e kemi një njeri i cili tash e 20 vite e shantazhon dhe e tmerron politikën e Kosovës me miqtë e tij jo shqiptar, të cilët nuk i duan të mirën Kosovës dhe popullit shqiptarë. Hashim Thaçi do të përshkruhet si një kreator as dhelpër e as gjarpër këtë kisha zgjedh mes të dyjave, bishtin e gjarprit dhe kokën e dhelprës”, përfundon Gazmend Islami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *