DIPLOMACI / Gazetarët grekë i luten Ditmir Bushatit t’i fusë në listë…

redaktor

Në më shumë se një rast të dyshimtë, raportojnë burime nga ministria e jashtme shqiptare, ministri Ditmir Bushati është kontaktuar në mënyrë të çuditshme nga persona që më pas janë identifikuar si gazetarë grekë.

Në forume të ndryshme, takime rajonale, samite e konferenca, individë të veshur civilë, të identifikuar me bexha dhe mundësisht duke mbajtur diktofonë ose blloqe në duar, janë shfaqur miqësorë ndaj ministrit, janë afruar dhe të buzëqeshur kanë dashur t’I japin muhabet.

“Hë, c’kemi zoti Ministër, ç’bëhet në Shqipëri? Unë kam qenë vjet. Më ka pëlqyer shumë. Bëra një artikull pozitiv,” i tha një reporter grek në Bruksel.

Teksa Ditmiri e përgëzoi, greku shtoi befas: “Ehh, ka rënë pjaca në Greqi. Ne gazetarët kemi shumë shpenzime. Do flasim, do flasim…” dhe iku.

Në një rast tjetër, dy gazetarë fqinjë i prenë rrugën në Korçë, pasi u nda nga takimi dypalësh me Kotzias.

“E mo, ç’thoshte ai rrumbullaku ministri ynë? Zoti Bushati, shumë e bukur Korça, bravo. A do ti që të shkruajmë nja dy reportazhe të mira?”   

Ministri u tha, “po mirë, si të doni,” dhe iku, duke i lënë paksa në siklet.

Në një konferencë në Zagreb, një analist i njohur politik nga Athina, Kapakis Tenxheropulos, i preu rrugën. “Kam shumë respekt,” i tha, “hajde të të jap një kafe”.

-Jo jo, sapo e piva, –  ja ktheu Bushati i shastisur – kam takim me ministren austriake, do m’falësh qirje Kapaku….

Por analisti e kapi nga krahu. “Por mirë re file,” i përshpëriti, “ky topolaku Kotzias s’la gazetar shqiptar pa futur në listë pagesa, ndërsa ne mezi e shtyjmë me sufllaqe! Ti nuk do ta vësh dorën në zemër? Qoftë dhe për reciprocitet! Ai paguan tuajët, ti paguaj ne!”

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike që çfarë nuk bëri për t’u futur në ndonjë listë, por ahaaa…   

Share This Article
7 Comments
  • Talluni ju po leket i ka marre Ramiu.
    Tani e tere kjo puna e doreheqes se Kotsias dhe skandalit te tradhetise katandiset ne nje histori per te qeshur nga Dita.
    E Dita, e keni marre dhe ju dozen e pageses, se nga Tema ka plasur gallata ne Parlament me tregimtarin e Izaures,
    Ka me pensione per te vjedhur qeveria?
    Ashtu, ate te bej, dhe ju krihini leshin e b, se Ramutit se mos i shpeton ndonje morr dhe ta kapni shpejt, se nuk te le Merua, e ka zene i pari rradhen te rrota, duket qe paska lene pak vend per ju.
    Bravo, bravo

  • o mirel po cja fut pordhes o derezi, cdo gje me komplote do e lidhesh? Te pelqeu humori mire, s’te pelqeu kritikoje

  • Shenim: zoterinj te gazetes “DITA” ,lutemi qe keto shkrime me karakter satirike, t’i vihet titulli ne krye:
    ” FEJTON” ! Keshtu do te jete i kuptueshem artikulli
    qe ne fillim dhe s’ka pse vihen ne fund: “gojet e liga….”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *