“Suplementi ushqimor që më shkatërroi mëlçinë”

Ornela

Një 54-vjeçar nga Amerika po përgatitet për betejë ligjore me një kompani që i shiti pilula çaji jeshil, të cilat ai nisi t’i përdorte për ta ndihmuar në dobësim, por që i nxorën mëlçinë jashtë funksioni duke e detyruar të kryente transplant.

Dita që mori pjesë në diplomimin e të birit nga shkolla e mesme, duhej të ishte një prej ditëve më të lumtura në jetën e tij. Por tani Jim McCants e shikon ditën e maturës së të birit me emocione të përziera.

Pasi u ul përkrah të shoqes në auditorin në Teksas, ajo iu kthye duke e pyetur: “Ndihesh mirë? Fytyra të është zverdhur, sytë të janë zverdhur, dukesh tmerrësisht keq?”. “Kur pashë veten në pasqyrë u shokova”, tha ai, i cituar nga BBC.

Ishte shokuese për të pasi Jim, asokohe 50-vjeçar, kishte punuar për të përmirësuar stilin e tij të jetesës, duke u fokusuar më shumë tek përdorimi i produkteve të shëndetshme dhe ushtrimi i rregullt.

“Im atë pësoi një atak në zemër në moshën 59-vjeçare dhe nuk ia doli”, kujtoi Jim, duke shtuar se ai ishte i vendosur të bënte gjithçka që të mos kishte të njëjtën histori me të atin. Pak pas diplomimit të të birit, Jim u shtrua në spital për problemet me mëlçinë.

“Në 30 vitet e fundit unë ndoshta kam pirë një kuti me birra në vit, asnjë gotë verë. Kështu që alkooli nuk ishte pjesë e jetës sime”, tha Jim, duke shtuar se as duhanpirja nuk ishte problem.

Në kuadër të ndryshimeve në stilin e jetesës, Jim kishte nisur të përdorte pilula çaji jeshil, për të cilat kishte dëgjuar se të forconin zemrën dhe të ndihmonin në heqjen e kilogramëve të tepërt. Këto produkte ishin bërë shumë popullore vitet e fundit edhe falë reklamimit online dhe ndihmës së tyre të supozuar në rënien në peshë dhe parandalimin e kancerit.

Mjaftoi konsumimi i këtyre pilulave për 2-3 muaj që ai të sëmurej rëndë.  Mjekët i thanë se kishte nevojë për një transplant urgjent mëlçie. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. “Ju keni ditë – nuk keni asnjë javë në dispozicion”, i thanë mjekët.

Fatmirësisht, një ditë më vonë, ai gjeti një dhurues dhe e kreu transplantin.  Megjithëse kanë kaluar 4 vite, Jim tani po përgatitet ta padisë kompaninë amerikane “Vitacost”, e cila i shiti pilulat e çajit jeshil.

Jim McCants thotë se kompania duhet të vendosë një shenjë paralajmëruese në produkte dhe në websajt që njerëzit të mësojnë rreziqet para se ta blejnë.  Vetë kompania e kontaktuar nga BBC refuzoi të komentonte, por tha se qëndronte pas cilësisë së produkteve të saj.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • “Vetë kompania e kontaktuar nga BBC refuzoi të komentonte, por tha se qëndronte pas cilësisë së produkteve të saj”.

    Qendronte pas cilesise se produkteve te saj? C’do te thote kjo? A ka ndonje perkthyes qe ta perktheje shqip kete fjali? Duhet vettingu edhe per perkthyesit qe punojne neper gazeta dhe dine te perkthejne vetem fjel per fjale duke bastarduar tekstin dhe shqipen e shkrete…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *