Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit, Christian Panucci duket se është i vendosur të zhvillojë sa më parë procesin gjyqësor që ka hapur ndaj ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, të cilin e ka paditur për cënim të imazhit dhe personalitetit, duke i kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim
Madje, kaq e madhe duket kjo dëshirë, sa që avokatët e Panuccit nuk kanë pritur zyrën e Gjendjes Civile që të gjejë adresën e Nishanit, por e kanë gjetur vet përpara dhe ia kanë vënë në dispozicion gjykatës.
Këtë e konfirmon komunikimi që avokatët kanë me gjykatën, ku gjyqtarja e çështjes, Anila Karanxha ka vendosur që t’i rinisë njoftimin për deklaratën e mbrojtjes palës së paditur në bazë të adresës së depozituar nga pala paditëse.
Pra, ndonëse gjykata ia kishte kërkuar zyrës së Gjendjes Civile që të gjente adresën e ish-presidentit të Republikës, avokatët e Panuccit e kanë gjetur më parë këtë adresë duke ia vënë në dispozicion gjykatës brenda 3 ditëve.
Padia civile e trajnerit të kombëtares, Christian Panucci, ndaj ish-presidentit Nishani ka të bëjë me një reagim të ish-kreut të shtetit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3-0.
Pas kësaj ndeshje, Nishani reagoi me një deklaratë në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar trajnerin Panucci si një sharlatan që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur. Për këtë reagim të ish-presidentit, trajneri i kombëtares Panucci kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi, për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik.

Kapter Nishanlliu si zagar besnik i Sali kriminelt dhe bashkepuntor ne vjedhje me Gjin Gjonin nuk e ka fare problem 100 mije euro.Kapteri ka siguruar me miliona euro edhe nga Odeta ne banken e Shqiperise.Kapter kujdes Spaku,Spaku.Malsori.Boston
Ka me sharlatan se sakati kapter Jari, qe fshihet si skuth duke e ditur qe kerkohet per gjykim nga Gjykata dhe nuk tregonte adresen e shtepise.
Cari kapter Jari e ka fshehur koken si struci ne shkretetire dhe bythen e ka lene jashte , per t’a rrasur te gjithe.
Po bejme shtet ku ish presidenti i fundit ka zyra te falura nga qivuria por banon ne drejtim te paditur
fytyrë e keqe ky kapterr !
Ne fakt lur Kosova na palloi 3:0 une u gezova shume dhe e lavderova shume kete Palluqen, me fal Panucin. po desh me rrafen shoket. Jari e mori vesh kete pune dhe tha, jo mer vlla nuk eshte pune me e lavderue Palluqen se te rrafin shoket e keshtu e shau paq. Po e hongri mo keq, e cuan ne gjyq. Hall ta shash, hall ta lavderosh palluqen.