Marifetet e ERE-s

anazapta

Me ikjen e kryetarit prej Shkodre, Sokol Ramadani ERE ka filluar të aplikojë “marifetet’ prej gjirokastriti (nga 4 anëtarë bordi që kanë ngelur, 3 prej tyre janë gjirokastritët e Rulit), duke prezantuar “skenarë”që implikojnë se energjia elektrike për vitin 2014 duhet të blihet nga vetë Qeveria e re për arsye se lidhet me procesin e shtetëzimit….kjo është qesharake dhe një marifet ordiner i bordit te Rulit (ministri në fjalë ka qenë protektori më i zellshëm i tyre) për të marrë me të mirë qeverinë e re duke i bërë një “nder” të tillë.

ERE, ky institucion jo profesional dhe klientelist, pervecse i la Qeverisë së re një problem që kerkon një zgjidhje të shpejt, po sajon tani skenarë që tentojnë të shpëtojnë shokun Sahit dhe vetë ata. Ky tender, që është hapur që në fillim të Gushtit u miratua nga vete ERE, dhe kjo e fundit po e anullon në këtë moment, pasi iku Ramadani si për të “shpëtuar” anëtarët e tjerë të Bordit…

Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, importi i energjisë elektrike për të mbuluar humbjet është një detyrim i licensës së shërbimit të shpërndarjes së energjisë eletrike, e cila iu hoq shoqërise nga ana e ERE-s. Ndërkohë Shoqëria u vendos nën administrimin shtetëror të përkohshëm me qëllim që të mos cënohej furnizimi me energji i vendit edhe nën kushtet e heqjes së licensës. E pra, importi i energjisë elektrike është pjesë e veprimtarisë operacionale të Shoqërisë, me efekte të caktuara financiare të cilat duhet te monitorohen dhe miratohen nga ERE (referuar rregullores së miratuar nga ERE më 10 Janar 2013 posaçërisht për heqjen e liçensës). Gjithashtu, blerja e energjisë elektrike nga CEZ Shperndarje bëhet sipas Rregullave Standarte të miratuara nga ERE para privatizimit te Shoqerise në vitin 2009

…….pra në çdo rast energjia elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes është veprimtari që kryhet nga Shoqeria nën monitorimin dhe miratimin  ERE-s. Në asnjë moment blerja e energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve nuk ka lidhje me pro cesin e shpronësimit të aseteve të Shoqërisë.

Nëse ERE do të ishte treguar kaq largpamëse, nuk do të kishte lejuar shokun Administrator të përkohshëm të cënonte dhe tjetërsonte strukturat e Shoqërisë, Sistemet e Informacionit, Sistemin Financiar, asetet, përdorimin e të gjitha burimeve njerezore dhe materiale të Shoqërise për qëllime të fushatës dhe përfitime personale të Administratorit, por përkundrazi do të fokusohej vetëm në kryerjen e veprimtarive operacionale më jetike për Shoqërine deri në shpronësimin e saj apo të një zgjidhje të caktuar që kjo çështje do të merrte.

 

 

Rezultati i largpamësisë dhe profesionalizmit të ERE-s ka bërë që sot Shoqëria të jetë kthyer në një degë të Partisë Demokratike dhe në funksion të bizneseve të individeve të caktuar të mbështetur nga ish Qeveria dhe të Dollapit. ERE nuk ndërmori asnjë veprim ndaj proçedurës së blerjes së energjisë për muajin Gusht, Shtator, Tetor….apo dhe deri në fund të këtij viti, e cila prodhoi një çmim për blerjen e energjisë me rrëth 9 Euro/MËh më të lartë se bursa hungareze e energjisë elektrike. (kjo bursë merret si reference për tregun tone në këtë rast).

Nuk kuptohet kjo “rilindje” e Bordit të ERE-s, pasi me atë njoftim kuptohet se as ERE e as “shoku Dollapi” nuk e administrojnë dot Shoqërinë dhe më tej duan t’i ikin përgjegjësisë për çfarë kanë shkatërruar deri më sot. Ndaj dhe për këtë çështje duhet të shqetësohet Qeveria e re, a thua se e gjithë veprimtaria e Shoqerisë dhe e ERE-s reduktohet tek importi i energjisë elektrike për vitin që vjen. Po për dëmet e shkaktuara deri më sot, kush do të përgjigjet? Për këto dëme nuk është bërë ende një llogari, por pritet të kemi patjetër një pretendim shtesë nga pala çeke, e cila formalisht është pronare e Shoqërisë.

Është e qartë dhe konfirmohet nga dita në ditë se ERE është institucioni, në status i pavaruar, i cili mban përgjegjësinë per situatën në të cilën sektori i energjisë elektrike është zhytur, dhe në publik kërkon ta shesë si përgjegjësi te Qeverisë në ardhje. Nuk ka asnjë ndryshim nga qasja që kanë ndjekur të gjithë drejtuesit e institucioneve të tjera me në krye Berishën.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Me ne krye Dollapin e Berishes….(me informacionin qe disponoj)Sulejman Lami,Ilirjan Shkembi,Arben Kasapi,Fotaq Lengo,Erald Zeneli,Ardian Luarasi,jane njerezit qe duhet te ndiqen penalisht per situaten e CEZ sot.
    Keta ordinere te Berishes duhet te shkojne ne burg sepse dhe ate e kane pak.
    Mos ju degjofshim me emrat mor ndyresirat e regjimit te Berishes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *