Parlamenti Evropian ka kërkuar një hetim ndërkombëtar “të pavarur dhe ta paanshëm” për vrasjen më 2 tetor të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi duke paralajmëruar gjithashtu se sanksionet mund të vendosen nëse agjentët sauditë shpallen fajtorë në vrasjen e tij, raporton Anadolu Agency.
Në një rezolutë jo detyruese, Parlamenti Evropian dënoi “në kushtet më të forta të mundshme” raportimet për torturën dhe vrasjen e gazetarit Khashoggi në Konsullatën Saudite në Stamboll.
Po ashtu kërkoi që përgjegjësit të “identifikohen dhe të sillen para drejtësisë, ndërsa vendet anëtare të BE-së të “qëndrojnë të gatshëm për të vendosur sanksionet e synuara” nëse agjentët sauditë zbulohen fajtorë në vrasjen e tij.
Mocioni i listuar ndalon vizat dhe ngrin asetet si sanksione të mundshme ndaj individëve sauditë dhe mbretërisë, duke këmbëngulur se çdo sanksion nuk synon vetëm autorët, por edhe organizatorët dhe nxitësit e “këtij krimi”.
Kolumnisti i “Washington Post”, Khashoggi për herë të fundit u pa më 2 tetor kur hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll.
Pas disa ditëve të mohimit për fatin dhe vendndodhjen e tij, zyrtarët sauditë javën e kaluar pranuan se gazetari ishte vrarë brenda konsullatës.
Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve, Princi i Kurorës Saudite, Mohamad bin Salman, pati një takim të një komiteti të krijuar, i cili ngarkohet me ristrukturimin e organit të inteligjencës saudite.
Midis vrullit të vazhdueshëm mbi vrasjen e Khashoggit, Mbreti Saudit Salman bin Abdulaziz ka shkarkuar zv/kreun e inteligjencës saudite, si dhe një ndihmës të lartë, duke urdhëruar edhe arrestimin e 18 të dyshuarve në këtë rast.
Ndërkohë, udhëheqësit botërorë vazhdojnë t’u bëjnë thirrje autoriteteve saudite që të sqarojnë rrethanat e vrasjes së gazetarit.
l.h/ dita

‘egzekutim’ eshte shqiptimi sakte ne shqip o derra gazetare e redaktore
Kur cenohen interesa te forta politiko-ekonomike, zaberhonet e BE nuk hezitojne te kerkojne deri dhe hetime nderkombetare qofte dhe per nje gazetar te vetem. Kur behet fjale per t’u vene ne balle te luftes per mbrojtjen e nje populli te vuajtur, te grabitur, perdhosur, te dermuar dhe te demoralizuar si mos me keq prej SATANIT, ata behet syri qorr dhe vesgi shurdh.