Bashkia shtron tartanin për vrapuesit te Liqeni, ja si po transformohet

DITA Online

Bashkia e Tiranës vijon punën për rikualifikimin e shëtitores “Lasgush Poradeci” mbi digën e liqenit në Parkun e Madh! Së shpejti vrapuesit qytetarët do të kenë edhe pistën e re me tartan për vrapuesit në këtë segment që kompleton punimet e pistave dhe korsive të reja.

“Jo vetëm po i shtojmë bukurinë parkut, por edhe promovojmë një jetesë të shëndetshme e larg kafeneve”, shkruan Veliaj.

Bashkia e Tiranës po zbaton një nga projektet më të rëndësishme për rigjallërimin e Parkut të Liqenit, ndërtimin e një piste vrapimi dhe ecje përgjatë gjithë liqenit dhe një pistë të posaçme për çiklistët që preferojnë pedalimin në natyrë dhe freskinë e liqenit.

Nëpërmjet këtij projekti synohet krijimi i një itinerari për këmbësorë të pandërprerë përqark Liqenit Artificial të Tiranës.

Rehabilitimi i parkut të Liqenit të Madh ishte një nga detyrat e para të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës tre vite më parë. Nga një vend grumbullimi plehrash dhe i zaptuar  nga lokalet, ai është tashmë një nga hapësirat më të gjelbëruara të kryeqytetit që vizitohet nga të gjitha grupmoshat që dëshirojnë të kalojnë disa momente çlodhëse dhe argëtuese në natyrë. 

v.l/Dita

Share This Article
3 Comments
  • Biçikletat rrezikonin shumë shëtitore edhe kur ishin të ndaluara! Po tani qe u ligjëruar dhe do lëvizin me shpejtësi të pakufizuar? A e kuptoni se c’rrezik i madh ju shtua shëtitoreve, që dalin atje për QETËSI. Mos NDONJE, e bën për te përgatitur qytetarët që të mos çuditen, kur bashkë me biçikletat të fillojnë edhe pallatet?
    Shenja janë të këqija! Zhdukja e parkut do jetë mallkim i përjetshëm për atë që guxoi i pari ta fillojë këtë mëkat të pakorigjueshem. Dhe mund të ndodh, se aty është mjedisi ku rritet çmimi i banesave!

  • HIQENI TARTATANIN ARTICICIAL TEK LIQENI ARTIFICIAL O SHTETI ARTIFICIAL I MON KUKALESHAVE TE EDVIN DROGES ARTIFICIALE ME KULLAT E SHEMTUARA TE FUSHES ARTIFICIALE NGA PAS!

    Hiqe Tartanin artificial me te cilin po mbulon Tironen Natyrale dikur si “Lule Mali” nga Alpet e Italise o lali Eri si nje Gebels Artificial i Hitlerit.

    AMAN ME KETO FOTO KOMPJUTERIKE MASHTRIMI ARTIFICIAL SE E KENI BERE JETEN E SHQYPTAREVE KREJT ARTIFICIALE!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *