Disa vargje për bregun e Majlindës

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Moj bjondinë e stisur,

lyer parfumosur,

si fajëson sovranin,

që ju ka fundosur?

 

Ju vodhet sa deshët,

vendin e gjakosët,

tetë vjetë sunduat,

veç mjerim vendosët.

 

Moj tellalle Salës,

Flet si e marrosur,

broçkullat që thoni,

nuk po kan’ të sosur.

 

Ti je bërë e njohur,

nga gjithë njerëzia,

po ti nuk ke mend,

as sa dhitë e mia.

 

Ndaj dhe unë të ftova,

të vije te stani,

çdo i marrë shërohet,

kur pi ujë gjergani.

 

Mbarë e mirë për ty DITA! Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *