Dëbimi i gylenistëve nga Kosova, mblidhet komisioni hetimor

Leda Hysa

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me zbardhjen e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmani tha se kanë pritur që sot ky komision të ketë përbërje tjetër, në mënyrë që të intervistohen zyrtarët policorë që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të gylenistëve turq.

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sfeçla u shpreh se disa prej tyre janë jashtë shtetit në një udhëtim zyrtar.

“Sot kemi katër zyrtarë, njëri prej tyre është përgjegjësi i aeroportit”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ka filluar intervistimi i zyrtarit të parë policorë, shkruan Kosova Press.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • “Dëbimi i gylenistëve nga Kosova, mblidhet komisioni hetimor”
    ajo që u bë me qytetarët turq në kosovë nuk ishte dëbim,por ishte një dorzim tek xhelati erdogan!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *