Gjatë paradites së sotme, kryeministri Rama së bashku me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca dhe ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, morën pjesë në një aktivitet të zhvilluar në Durrës për agroturizmin.
E ndërsa nxiti investimin në agroturizëm, kryeministri Rama nuk i kurseu edhe batutat në lidhje me futbollin me diplomatin e BE-së, pasi kryeministri shqiptar është tifoz i Juventusit, ndërsa Soreca me Napolin.
“Kemi një kontradiktë të pashmangshme që do të mbetet deri në fund se ambasadori është me Napolin, unë dihet se me kë jam.
Sa herë e shoh me vjen keq se është gjithmonë i dyti, por sidoqoftë po e mbajtët vendin e dytë në raport me ne, jemi mirë të dy palët.
Të paktën në këtë rast.
Merreni si të doni ju këtë tani”- tha Rama.
l.h/ dita

Napolitan!? Vjedhjen dhe korrupsionin e kane ne ADN.