Thaçi: Nuk ka dialog Kosovë – Serbi në Paris

Ornela

Presidenti kosovar Hashim Thaçi hodhi poshtë zërat se gjatë ceremonive të përkujtimit të 100-vjetorit të fundit të Luftës së Parë Botërore në Paris, do të ketë edhe dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi konfirmoi se kishte marrë ftesë nga presidenti francez Emanuel Macron për të qenë pjesë e ceremonive më 11 nëntor.

“Atje nuk do të ketë dialog Kosovë-Serbi por do të jetë një mundësi e afirmimit të shtetit të Kosovës.  Kosova do të marrë pjesë në nivel të barabartë si të tjerët. Është një mundësi shumë e mirë e promovimit të shtetit të Kosovës, edhe prej vendeve dhe liderëve që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, tha presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Macron i dërgoi ftesë edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili e konfirmoi pjesëmarrjen, si rrallë ndonjëherë në takimet ndërkombëtare të organizuara ku e përfaqësuar si shtet i pavarur është edhe Kosova. Vuçiç u shpreh i hapur për të dialoguar edhe në Paris për çështje si ajo e kufijve, që sipas tij duhen përcaktuar qartë.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • …sepse nuk guxon te kete dijalog per korigjim kufijsh ne Paris ne takimin Vuciq – Thaci – Rama me Macron me 11 Nentor sepse e para , populli i Kosoves i madh e i vogel do te qohet ne protesta paqesore e dyta , sepse Bundestagu gjerman dhe kacelarja Angela Merkel eshte kategorishte kunder dhe kete kundershtim ua tha ne fytyre haptas pa iu tremb cerpiku zyrtareve te larte te Kosoves deputeti gjerman i Kancelares Merkel ne Prishtine dhe para te cilit presidenti Thaci thjeshte u turperua
    ( …une jame president i kosoves dhe une vendosi per ndryshim kufijsh kurse dikur me ’99 nuk tha … une jame drejtor politik i UCK dhe une do te vendos si do ta cliroje Kosoven )
    dhe e treta , Amerika dhe Britania e Madhe kane qene jane dhe do te jene gjithmone me popullin e kosoves
    Per keto tri arsye Vuciq , Thaci e Rama nuk do te kene guxim ta hapin me Macron problemin e kurigjimit te kufijve mese Kosoves dhe Serbise

  • Moske-Beograd-Tirane/Prishtine
    Paris-Beograd-Tirane/Prishtine
    Ankara-Beograd-Tirane/Prishtine
    Keto tre linja te mesiperme duan te neutralizojne linjat tashme te instaluara
    Washington-Tirane/Prishtine
    Londer-Tirane/Prishtine
    Berlin-Tirane/Prishtine
    Franca gjithmone ne diskurs politik me Shqiptaret dhe me Europen per te kenaqur epshet e veta me sllavet ne kurrizin tone.
    Ata shqiptare qe behen pjese e kesaj loje jane tradhetare dhe te shitur, dhe duhet te konsiderohen te tille, si ne Tirane dhe ne Prishtine.

  • Haradinaj duhet mos beje pengesa dhe ta ktheje pak trurin nga bardh-e-zi e ta veje ne pune qe te gjeje zgjidhje per Presheven. Kurse Thaci mos merret kot me fjale boshe, por te filloje procesin per bashkimin e Presheves me Kosoven.
    Hapi i pare eshte te kerkohet terhqeja e trupave serbe nga Presheva dhe instalimi i KFOR-it atje si parakusht i bisedimeve per korrigjim kufijsh. Kosova duhet te kerkoje kufijte e 1956 qe jane me shume leverdi per vendin.

  • Haradinaj duhet mos beje pengesa dhe ta ktheje pak trurin nga bardh-e-zi e ta veje ne pune qe te gjeje zgjidhje per Presheven. Kurse Thaci mos merret kot me fjale boshe, por te filloje procesin per bashkimin e Presheves me Kosoven.

    Hapi i pare eshte te kerkohet terhqeja e trupave serbe nga Presheva dhe instalimi i KFOR-it atje si parakusht i bisedimeve per korrigjim kufijsh. Kosova duhet te kerkoje kufijte e 1956 qe jane me shume leverdi per vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *