Edhe një milionë,
vargje i kam shkruar,
po “Grevën e Heshtjes”,
s’e kisha dëgjuar!
Rrofsh more Sali,
rrofsh se na kënaqe,
se një ditë të vetme,
do ta shkosh në paqe.
Është një stërmundim,
për ty të mos flasësh,
nga ky “rebelim”,
dhe mund të pëlcasësh.
Si vonë u kujtove,
për heshtjen o burrë,
do ishim të lumtur,
të mos flisje kurrë.
Sa ke folur ti,
këto njëzet vjet,
nuk flet dot njeri,
as për njëmijë vjet!
Mbase e kuptove,
dhe këtu u ndale,
se ke qënë bezdi,
ndër universale.
Ty miliarda fjalë,
Tash’ prapa të mbetën,
me “Grevën e Heshtjes”,
mund ta shtysh gjith’ jetën
Ta kuptoj dredhinë,
të njoh e të di,
tash po bën stërvitjen,
për prokurori.
Sigurisht atje,
ti do shkosh o Salë,
para-lajmëron:
“S’do them asnjë fjalë!”
Me “Grevën e Heshtjes”,
o sokol i malit,
na thua të gjithëve:
“Bjerini kavallit!”
Do mbrohesh me heshtjen,
dreq o more dreq,
them se si variant,
s’është dhe aq i keq.
Se kur të të thonë,
Ç’të lidh me Gërdecin,
ti s’do thuash gjë,
se do bësh memecin.
Kur të të thonë prapë,
na fol për Janarin,
ti s’do thuash gjë,
se do bësh të marrin.
Po vetëm me heshtjen,
s’ja mbrrin dot qëllimit,
duhet që të shpallësh,
dhe Grevë të Dëgjimit!
Duhet që të shpallësh,
“Grevën e Dëgjimit”,
dhe ja vë kapakun:
“Greva e Verbimit!.”
Njërin që s’shikon,
që s’dëgjon e s’flet,
domosdo që ligji,
dhe njeri s’e nget.
Dreq more Sali,
se ç’mi ndeze muzat,
me “Grevën e shurdhit”,
s’i dëgjon akuzat!
Kështu veten tënde,
direkt nxjerr nga loja,
se s’do të punojë,
as syri-as goja!
Ti të gjithë shkencën,
do shkulësh nga rrënja,
s’do komunikosh,
as edhe me shënja!
Në të gjithë Planetin,
një do jesh Doktor,
shurdh edhe memec,
po për dreq dhe qorr!
Si një ekzemplar,
ty do të shikojnë,
se të trija shqisat,
askujt s’i mungojnë!
Po ti nga kjo punë,
s’do kesh asnjë humbje,
askush nuk të nget,
po të jesh një mumje!
Post Scriptium:
Sala u betua,
po s’e mbajti fjalën,
se dje duke folur,
të gjithë e pamë Salën!
Duket se gazetën,
për të kot e mbusha,
përmbi mikrofona,
u hodh si Arusha.
Me “Grevën e Heshtjes”,
na gënjeu kot,
po pa mikrofona,
nuk përmbahet dot!
Unë do t’i besoj,
tani kumandarit,
vetëm po të shpalli:
“GREVËN E TË MARRIT !”

…duhet Greva e Plumbit
Ti vërtet nuk je Naimi
o poeti ynë i madh,
ti qëndron o Arben Duka,
në majë të malit të lartë.
Shkruaj Arben Duka shkruaj
shkruaj mor të lumtë dora,
ne lexojmë vargjet e tua
që rjedhin si ujët nga bora…
o sotir po ti cpate qe ia kthen me poezi? apo te duket vetja poet?
te lumte o Arben Duka ,ne si popull te pelqejme shume,nuk e di valle a do te pelqeje Edi Rama per te cilin shpresojme ?
Je njish i nderuari POET.Nuk arrihesh.
SA BUKUR E KE SHKRUAR JE I MADH.
Edhe i madhi Naim,
nuk do mundej kurresesi.
Dita-dites,vjersherim,
qindra vargje poezi (!)
Qindra vargje dit’ per dite?!
O miq eshte i pa besuar,
eshte poet me shume drite!
Esht’ nje drite,qe s’ka te shuar…
Vargu Dukes u be thike!
Sa here ndeshi ligesine.
me ata qe mbollen frike,
dhe na vrane dashurine…
Por une Benin s’e kuptova,
(Mbase per te paren here)
Para ca ditesh lexova,
Arben Duken e krishter!…
Nuk theme se jam i habitur,
se dhe feja esht’ nje prone!
Pash nje Ben,qe kish skalitur…
priftin grek,jo Nolin tone!
Biles,as nje varg per Nolin (!)
(Tek ne Noli eshte i pare)
Ne Fan Nolin kemi kroin,
qe,pik,pike,na pikon ar…
Edhe,thash me pak humor:
– E beri si merhumja, lopa…
kusia me qumesht bore!
fap nje shkelme,edhe,hopa!…
Nejse,une apo te tjere,
per cka thash,them eshte harruar.
Nga qe Duka ka shume vlere,
dhe kjo vjen duke u shtuar….
mos e ngacmoni Poetin. E lini te qete ne detyren e tij fisnike:- TE SHKRUAJE!
FALEMINDERIT BENI
po greven e heshtjes deputetet socialiste e kane shpikur ju kujtohet kur hyne ne porlament me perce ne goje shyme shpejt ju zuri skleroza
e kam thene dhe diku tjeter,ne malsi thone shprehjen; sherr, berishe! lere pa buke,pa uje,pa veture,pa bodigard,pa jozefine,por mos e len pa sherr.As dheu nuk ja tret sherrin berishes.Pas hekurave do ta gjeje nje gardjan,nje mace,nje mi,nje bashkevuajtes qe te hape sherr.Domosdo or DUKE ti i ke bere radiografine,penda jote duhet te qendroje ne foltoren e parlamentit,si arma qe rrezoi berishen nga pushteti,ashtu si katjusha ne muzeun e fitores kunder nazizmit
Sa kam qesh…E bukur..
o ben faleminderit i lexojme me shume qef na kenaq te lumte
Qe je i ralle kjo dihet,qe je i lire edhe kjo eshte kuptuar nga te gjithe,qe do Shqiperine dhe drejtesine,edhe kete e ka mare vesh kush ka dashur te hape nje dite te vetme gazeten “DITA”.
Keto vargje te tuat,duhet te lexohen qe ne mengjez,nga shume programe televizoresh(ata qe jane per nje shqiperi te re Europjane,se televizoret e Saliut nuk mund te turperojne e injorojne afendikoin qe i paguan),mbasi ironia e ketyre vargjeve,godet te keqen e madhe qe ka patur ky komb,poshtersine,korupsionin,feudalizmin,krimin dhe njerezit si URJA HIPI,njerz si GUINPLENI qe vetem qesh.
Ju duhet te jeni krenar,qe seri tani i keni dhene shume ketij vendi,aq sa nuk i kane dhen qeveri,gazeta,medja.Jeni e qofshi i nderuar.