“E vërteta e parave të fajdeve”

Ornela

Pasi kemi botuar për tri ditë radhazi në DITA raportin e Spartak Ngjelës, ish deputet i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht, kryetar i komisionit parlamentar për hetimin e tragjedisë së vitit 1997 (një raport që nuk u publikua asnjëherë, pasi nuk gjeti mbështetjen e shumicës së Komisionit), po nisim botimin e raportit zyrtar që lexoi deputeti Spartak Braho në Kuvend.

Është një raport tronditës për të vërtetat e tragjedisë shqiptare në vitin 1997, i papublikuar edhe ky raport asnjëherë më parë. Ky raport iu përcoll prokurorisë për hetime të mëtejshme dhe për ndëshkimin e fajtorëve që shkaktuan tragjedinë.

Ndryshe nga herët e tjera, nuk po bëjmë asnjë koment rreth këtij raporti. Është një raport që flet vetë. Komentet janë të tepërta. Lexojeni dhe do të bindeni. DITA po e boton të plotë, duke iu dhënë mundësi lexuesve të gjejnë edhe nuancat ndryshe nga raporti Ngjela.

Përgatiti për botim: Xhevdet Shehu

 

Paraqitur:

Kuvendit Popullor nga Komisioni

Parlamentar i hetimit të Ngjarjeve Janar-

Qershor 1997

Komisioni Parlamentar i Hetimit të ngjarjeve Janar-Qershor 1997, mbështetur në Vendimin e Kuvendit opullor si dhe në ligjin që rregullon veprimtarinë e tij, pasi këqyri dokumentacionin përkatës në administratën e lartë shtetëror, përkatësisht në: Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes dhe SHIK etj., si dhe në hetimet e zhvilluara në Vlorë, Përmet, Berat etj., vendosi t’i paraqesi relacionin përfundimtar Kuvendit Popullor për punën e tij, duke iu nënshtruar njëherësh edhe procesit të pyetjeve në këtë Kuvend. Të nderuar deputetë! Komisioni Parlamentar mori përsipër të hetonte ngjarjet me nëntë anëtarë të tij, sepse dy anëtarët e PD nuk pranuan të merrnin pjesë. Përsa i përket mënyrën së hetimit dhe autoritetit që ky Komision kërkoi të vendoste nëpërmjet ligjit në të cilin është mbështetur, duhet thënë se, për faktin që kjo ishte hera e parë si eksperiencë ligjore në ecurinë e një Komisioni Parlamentar Hetimor, ai nuk ia mbërriti si duhet të punonte me autoritetin e duhur duke e lënë të hapur që materialet e provat e reja të paraqitura gjatë seancës do ta çojnë më përpara punën. Me këtë rast ne vlerësojmë se grumbullimi, paraqitja dhe përgatitja e dosjeve hetimore jashtë këtij komisioni dhe stigmatizmi i tij i pakuptimtë, janë veprime që bien ndesh me frymën e ligjit të miratuar nga Kuvendi Popullor për këtë qëllim. Në veprimtarinë e vet, Komisioni mori përsipër të hetonte dhe t’u përgjigjej duke sqaruar përballë opinionit publik këto çështje kryesore:

 

  1. Cilat ishin shkaqet që sollën në një disekuilibrim total të shoqërisë, disekuilibrim i cili në një moment të caktuar krijoi situata anarkie dhe përplasje me armë në shoqëri?
  2. Cili ka qenë qëndrimi i shtetit dhe i institucioneve të tij në lidhje me revoltat popullore që u drejtuan kundër qeverisjes shqiptare?
  3. Cili ishte shkaku i revoltave popullore dhe përse ato u shndërruan nga revolta paqësore në përleshje me armë?
  4. A ka pasur mundësi që situata të zgjidhej me mjete politike pa kaluar në shkallën ekstreme që përjetoi politika?
  5. A duhej vendosur gjendja e jashtëzakonshme ose jo, dhe për faktin që u vendos, ndihmoi në rivendosjen e ekuilibrave shoqëror apo prishi më keq ato?
  6. A ka ndërhyrje të shteteve të huaja në këto ngjarje, dhe çfarë influence kanë krijuar ato në rast se ka pasur të tilla?
  7. Për ç’arsye si Komandant i operacionit për të rivendosur situatën ushtarakisht pas gjendjes së jashtëzakonshme u emërua Bashkim Gazidede, ish Kryetar i Shërbimit Informativ Kombëtar dhe a është brenda principeve të shtetit që Shërbimi Informativ nga një institucion informues të kalojë në një institucion të armatosur për shtypje revoltash të çfarëdo lloji qofshin ato?
  8. Duke u nisur nga fakti i shpërbërjes së të gjithë institucioneve të shtetit, cili ka qenë shkaku i shpërbërjes së tyre; një mungesë e strukturës solide konstitucionale te shtetit, apo një defekt i strukturës aktuale të konstitucionit shtetëror politik që drejton.
  9. Cila ka qenë përgjegjësia e klasës politike maxhorancë-opozitë, dhe a ka persona me përgjegjësi direkte individuale, në të dy krahët e klasës politike në krijimin e ngjarjeve tragjike që përjetoi shoqëria shqiptare në muajt Janar- Qershor 1997?

Ne mendojmë se sqarimi nga ana e Komisionit i këtyre çështjeve sigurisht nuk ishte i lehtë, dhe përfundimtar pasi ai do të kalojë dhe hetohet edhe në filtra të tjerë, megjithatë mendimi ynë është se kemi vendosur një tullë në sensin pozitiv për progresin gradual të ndërtimit të shtetit demokratik në Shqipëri. Në rast se do të duam të hedhim dritë mbi një fenomen negativ mbarë shoqëror që solli me vete një moment tragjik në shoqëri, është e kuptueshme se ai nuk mund të lindë në një orë, në një ditë, apo në një javë, përkundrazi brenda vizionit teorik dhe praktik që kemi për historinë, është krejtësisht e pranueshme të shprehim faktin se vetë ngjarjet e kësaj periudhe, nuk janë një rastësi e ecurisë së vështirë të shoqërisë shqiptare në kapërcimin nga një periudhë totalitare të një sistemi diktatorial, në një periudhë lirie të një sistemi demokratik, por siç do ta argumentojmë edhe më poshtë ato vijnë dhe bëhen ngjarje të ashpra pas një akumulimi pakënaqësie shoqërore. Duke u nisur nga fakti se shoqëria shqiptare në funksion të protestës së vet, deri në maj të vitit 1996, ka trajta oshilante të pranueshme, pas majit të vitit 1996 kuptohet se në gjirin e vet politik ka filluar të funksionojnë mekanizmat e një realiteti të paqartë politik.

Të gjithë e dimë dhe jemi koshientë se zgjedhjet e 26 majit 1996 patën probleme tepër të komplikuara, sepse brenda optikës së brendshme të politikës opozitare dhe asaj ndërkombëtare në përgjithësi ato u konsideruan si të parregullta dhe të manipuluara nga shteti dhe strukturat qeverisëse. Menjëherë pas tyre, ngarkesa politike e

shoqërisë mori një trajtë të acaruar, por ndonëse u shua shpejt, për faktorët që do të analizojmë më poshtë, ajo mbeti e akumuluar si potencë brenda shoqërisë për të gjetur rastin e shpërthimit të vet. Dhe rasti pastaj u gjet në momentet e krizës financiare të iniciuar nga vetë shteti, i cili lejoi dhe stimuloi skemat financiare piramidale.

2.Por le të kthehemi tani përsëri tek ngjarjet e janarit 1997 për t’i dhënë përgjigje pyetjes së dytë lidhur me reagimin e shtetit ndaj pakënaqësisë dhe revoltave popullore.

Kriza financiare që spikat hapur si pasojë e shembjes së disa skemave piramidale, sollën përnjëherësh revoltat masive për ditë të tëra në sheshet e një varg qytetesh të Shqipërisë si: Tiranë, Lushnjë, Berat, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Dibër, Durrës etj., të cilat nuk u lejuan nga forcat e policisë dhe u interceptuan. Revoltat kishin krejtësisht karakter ekonomik, por që të gjitha me një shprehje mosbesimi ndaj qeverisjes së atëhershme. Njerëzit kërkonin paratë e humbura. Nga hetimi i këtij fenomeni dhe nga burime dokumentare të këqyrura në SHIK.

3.Është fakt, se pushteti i atëhershëm politik që drejtonte shtetin shqiptar nuk jep asnjë shenjë reflektimi dhe është krejtësisht intransigjent ndaj kërkesave ekonomike të kreditorëve të humbur që filluan të intensifikojnë demonstrimet paqësore. Atëherë duke iu përgjigjur pyetjeve 3 dhe 4 lidhur me shkakun e revoltave, si dhe mjetet që duhet të ishin përdorur për zgjidhjen e kërkesave të popullsisë së dëmtuar, ne mendojmë të vazhdojmë në analizën tonë si më poshtë: Kulmin e vet revoltat paqësore të muajit janar e arrijnë në datat 24, 25, 26 dhe 27 në një kohë që, brenda këtij segmenti kohor, çështja më në fund ka mbërritur në një arsye politike, sepse tani mitingjet dhe demonstratat paqësore i drejtojnë liderët të opozitës të atëhershme. Nga ky fakt kuptohet qartë se në segmentin kohor që kemi në diskutim, krizën financiare si humbje në skemat piramidale, fillon dhe e mbush për ta bërë më të acaruar edhe akumulimi i pakënaqësisë politike që vjen nga momenti i zgjedhjeve të 26 majit 1996. Ashtu siç rezulton nga dokumentet e mbledhura në organet shtetërore por edhe nga media, në revoltat e muajit janar në qytete të ndryshme, demonstruesit të pakënaqur ndërmorën akte dhune, ndonjëherë edhe me zjarr ndaj institucioneve shtetërore lokale, si dhe drejtuesve të qeverisë dhe politikave shtetërore. Megjithatë, gjendja nuk ka pasur tendenca të dhunshme me armë. Nisur nga ky fakt, me aq sa disponon deri tani, Komisioni konstaton se në këto momente përballë administratës se lartë të shtetit, masa jo e vogël e demonstruesve paraqet pakënaqësi të theksuara ndaj qeverisjes. Por si është përcjellë në institucionet qendrore të shtetit shqiptar kjo lloj pakënaqësie? Ja si e shpjegon këtë situatë në mënyrë kronologjike para komisionit, një nga dëshmitarët direkt në qytetin më të prekur nga pakënaqësia e rënies së firmave rentiere, Vlora: «Qysh nga fundi i vitit 1996 në qytetin e Vlorës filluan grumbullimet e njerëzve në kërkimin e lekëve të humbura tek firma Populli dhe Xhaferri. Demonstrimet përgjithësisht ishin paqësore dhe pa shumë problem e për t’u përballuar nga policia. Ndërsa në fillim të vitit 1997 kur njerëzit panë që edhe firmës Gjallica po i vinte fundi,populli doli në revoltë masive duke manifestuar në aksin kryesor të rrugës Vlorë -Skelë. Gjithë njerëzit e shikonin policinë si hallexhi të përbashkët dhe asnjëherë nuk ishin çfaqur shenja kundërshtimi ndaj nesh. Turma vazhdoi të manifestonte rreth një muaj rresht në këtë itinerar rruge dhe dy-tri herë përpara Bashkisë së qytetit. Në dt. 25.1.1997 rreth orës 10 turma iu drejtua Bashkisë. Forcat e rendit ishin dislokuar përpara Bashkisë dhe mundoheshin që me çdo kusht të pengonin hyrjen e njerëzve në Bashki. Megjithatë kordoni i policisë u ça dhe një pjesë njerëzish u futën brenda. Brenda u dëgjuan disa shpërthime dhe pashë që doli tym nga kati i tretë i Bashkisë. Pashë njerëz që hidhnin tavolina e karrige, digjnin letra edhe kur filluan shpërthimet njerëzit dolën me vrap. Pastaj u futën në veprim zjarrfikësit, të cilët mundën ta shpëtojnë Bashkinë. Kur bëmë këqyrjen e vendit të ngjarjes rezultoi që ishin djegur tre zyra, njëra e Kontrollit të Shtetit, zyra e kthimit të pronave dhe një zyrë tjetër pa rëndësi. Edhe ditën që u dogj Bashkia, por edhe ditë më parë shefi i Komisiariatit Sokol Mulosmani dhe Shefi i Rendit iu kanë bërë thirrje disa herë deputetëve dhe pushtetarëve që të ndërhvnin për të ulur tensionin por ata nuk kishin asnjë influence. Gjatë kohës që turma po manifestonte përpara Bashkisë para sulmit për ta djegur atë. mbaj mend që ka ardhur me forca Hile Lushaku dhe tha se ishte e pamundur të përballohej gjithë ajo turmë me ato forca që ndodheshin aty. Lidhjet me Ministrinë i mbante shefi i Komisariatit Sokol Mulosmani dhe mbaj mend që në radio kanë thënë që të mos spostoheshin forcat pasi do të vinin forca të ushtrisë në ndihmë. Rreth orës 11 të asaj dite kanë ardhur rreth 5 IF A me ushtarë e oficerë të Repartit të Bunavisë. Me mbërritjen e tyre pati një reagim të ashpër nga populli dhe filloi t’i godiste me gurë. Atëherë unë me inisiativë, kam shkuar dhe u kam thënë komandantëve të tyre që t’i hipnin ushtarët nëpër makina për të mos u goditur se çfarë ishte për të bërë u bë, Bashkia u dogj. Edhe ditë të tjera turma manifestonte qetësisht dhe nuk kemi pasur asnjë incident mes forcave të rendit dhe policisë».

Po ç’ishte kriza financiare e skemave piramidale?

Në rast se do të jemi pak të vëmendshëm menjëherë do të vëmë re se periudha gusht 1996-nëntor 1996 ka qenë periudha më e lulëzuar e fenomenit të huadhënies nga publiku i gjerë, fenomen ky i cili në këtë periudhë rrok thuajse të gjithë shoqërinë. Themi se rrok gjithë shoqërinë duke e parë fenomenin edhe si fenomen financiar, por edhe si fenomen psikologjik dhe social. Është pikërisht ky lulëzim i këtij fenomeni financiaro-psikologjik i këtij lloj kapitalizmi parazitar që solli neutralizimin e pakënaqësisë politike që shoqëria krijoi pas zgjedhjeve me probleme të majit 1996. Në muajin dhjetor 1996, fillojnë të shfaqen shenjat e para të një krize financiare në lidhje me huamarrjen, jepen shenjat e falimentimit të disa nga shoqëritë huamarrëse si Sudja, Populli, Xhaferri. Shteti, Qeveria dhe institucionet e tij nga qëndrimi në heshtje dhe indiferenca me gjithë sinjalizimet alarmante të dhëna nga guvernatori Luniku, FMN dhe SHIKU, gjatë gjithë vitit 1996, të kushtëzuara këto edhe nga zgjedhjet elektorale të Majit dhe Tetorit 1996, pasi realizoi qëllimet, ndërhyn deri në arrestimin e krerëve të firmave piramidale, veprim ky që e komprometoi dhe acaroi më tej situatën.

Pas kësaj periudhe filloi të bjerë përqindja e interesave dhe në të njëjtën kohë konstatohen shenjat e para të depresionit të ardhshëm që natyrisht është ajo pjesë e fenomenit që ne më lart e quajtëm psikologjik.Muaji janar 1997 na paraqet tablonë thuajse te kuptueshme se shoqëria do ndodhet përballë një krize financiare, si humbje materiale ndaj depozitave të formuara në firmat rentiere dhe të një momenti depresiv që vjen dhe shfaqet në shoqëri si frikë për të përballuar jetesën brenda një ekonomie që ka mungesa të theksuara në çështjen e punësimit e sigurisë për jetën.

 Por në ç’gjendje ose në ç’pozicion paraqitet shteti si grupim institucional përballë kësaj situate të krijuar, të papriture të pa parashikuar: Për të vendosur një ide të qëndrueshme në përgjigjen e kësaj pyetje, është e omosdoshme të bëjmë një digresion për ta parë institucionalizimin shtetëror realisht. Mendojmë se struktura konstitucionale aktuale e shtetit shqiptar vazhdon të paraqitet me defekte serioze. Patjetër që ky është një mendim i përgjithshëm dhe kuptohet se duke shprehur këtë gjykim Komisioni nuk bën gjë tjetër veçse përsërit një gjë të ditur, pasi të gjithë e dimë sot se ne nuk kemi një kushtetutë perfekte. Por megjithatë, në funksion të analizës që po bëjmë, na duhet të theksojmë se konstitucioni shqiptar që mban mekanizmi i qeverisjes dhe pushteteve

dashur pa dashur, vjen dhe u jep mundësi individëve të majës piramidale të shtetit që të akumulojnë pushtet tepër të madh. Së pari është Parlamenti që gëzon kompetenca të jashtëzakonshme, sepse brenda skemës së tij nga ky derivojnë: Presidenti i Republikës, Këshilli i Ministrave, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Kasacionit, Prokurori dhe Zv/Prokurori i Përgjithshëm. Në lidhje me këtë pastaj një maxhorancë e tejmadhe si ato që rëndom dalin nga zgjedhjet tona, në një mënyrë ose në një tjetër kontrollojnë dhe drejton gjithë jetën shtetërore. Në rast se do t’i shtojmë dhe kësaj faktin që kjo maxhorancë na ndodh që të drejtohet prej një njeriu president ose kryeministër i dalë prej saj, kuptohet se më në fund është autoritarizmi ai që drejton shtetin.

Kështu ishte situata edhe në janarin e vitit 1997, kur edhe për arsyet që përmendëm, që në fakt janë faktorë defektivë të konstitucionit tonë, thuajse i tërë autoriteti i shtetit ishte përqendruar tek President! i Republikës, i cili siç vërtetoi e tërë periudha e qeverisjes së tij 5 vjeçare, jo vetëm për arsye të defekteve konstitucionale, por edhe për shkak të formimit e psikologjisë së tij, autoritariste, abuzoi me kompetencat kushtetuese, duke i shkelur ato. Pra si përfundim të përgjigjes së pyetjes së parë, këto ishin edhe shkaqet që ndikuan në disekuilibrimin total të shoqërisë shqiptare në pragun e fillimit të vitit 1997. etj, rezulton se ky i ka qenë i informuar në mënyrë të rregullt gjatë vitit 1996 dhe ka informuar institucionet e larta të shtetit, edhe Presidentin e Republikës, edhe Qeverinë, për të gjitha grumbullimet dhe kërkesat e njerëzve, për të gjithë elementët që japin të kuptuar se këto revolta ose demonstrime do të vijojnë dhe mund të shumohen. Kërkesat janë krejtësisht ekonomike, por aty nga mesi i muajit janar, gjithmonë sipas informacioneve të SHIK-ut, në këtë moment revoltash ekonomike fillon të hyjë opozita e atëhershme, e cila duke u vënë në mbrojtje të kreditorëve menjëherë u paraqet të revoltuarve mbështetjen dhe kërkesat për ndryshime politike. Megjithatë revoltat vazhdojnë t’i përmbahen një karakteri thjesht ekonomik që ka lidhje vetëm me humbjen që kanë pësuar ose që do të pësojnë nga falimentimi.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Share This Article
11 Comments
  • Menjehere sa Fatmir Xhafaj dha doreheqjen i detyruar nga nderkombetaret:

    PROKURORI I ENVERIT DHE KILLERI ME PAGESE, SPARTAK BARAHO KA HAPUR GJERE E GJATE “CANTEN E ZEZE” PER TYMNAJA KOMUNISTE.

    Sa me shume skandale dalin nga Rilindja Enveriste e Edvini, aq me shume llogje dhe dacibao arkaike te vjeteruara dhe te dala boje nxjerr ne shitje CANTA E ZEZE e Dinosaurit Prehistorik te Enverit ne ngordhje, Spartak Braho, nje bandit dhe kriminel, nje killer dhe vrases me pagese qe e pajtoi Like Floriri per te vrare Tom Doshin dhe Dritan Priftin, tani Edi Rama e ka emeruar si Keshilltar te Mafies se tij.

    KUKU NONE NE CFARE SHTETI JETOJME!

    • I nderuar Intelektuali , Mu ba qefi kur e lexova mendimin tuaj shprehur shkurt por domethens taman qe e arsyeton emnin Intelektual . Prano pershendetje te ngrohta

    • Me thirrjen e fundit e tregove vehten se kush je…Je KUKUVAJKA e gazetes Dita dhe e gjithe medias se shkruar…Phu te humbte raca plehre e mutit..qen kazani qe vetem leh dhe kuit duke ndjelle jarge te qelbezuara te te kaluares tende zvarritese..Phu qelbesire bashke me KUKU-n tende..

    • Je gabim o “intelektual” 8 ketu jemi ne Australi, jo ne Europe. As kete s’e kupton se ketu flitet per ngjarjet e -97-es e ti na flet per doreheqjen e Fatmir Xhafes? E po gjallesa kaq te ndyra e kaq te pa cipa si ky prodhim nuk kemi me per te gjetur, as ne stepa. Intelktuale te tille rrojne te veçuar ne strofkullat e minjeve ne toke.

  • Jo Enver Ti mos u qo
    Pusho ne vorr e RRi rahat
    Se vend teje eshte tuj lehe
    Fort me dallge ky i qkulti plak

    Deshe pantollt e hek pampersin
    I mshane ftyres njrset me i fshi
    Po kur kthehet te pasqyrja
    Thot salihi ma paska hi !

  • Te keqen qe ia solli Berisha Shqiperise ne veqanti dhe shqiptareve ne pergjithesi eshte jashte imagjinates njerzore ! Cdo gje me vler per KOMBIN e shkaterroi vetem e vetem qe ai familja dhe perkrahsit e tij te pasurohen !
    Pasojat do jen shekullore fatekesisht te pa riparueshme !!!!!!!!

  • Popull shqiptar!
    Jemi ne nje gjendje PIRAMIDALE te re.
    Tani eshte “Piramide” gjithe Shqiperia.
    Gjithe shqiptaret jane te zene nga Piramida e Shtetit.
    Eshte me e rrezikshme dhe me katastrofike.
    Lexojeni Historine qe te kuptoni dhe te reagoni. Jo qe ti mbani gjykimet per te kaluaren, por e kaluara te sherbeje per te gjykuar te tashmen.
    Shteti i sotem eshte i gjithi PIRAMIDE.
    Sistemi koncesionar eshte PIRAMIDE.
    Sistemi PPP eshte Piramidine-Piramidine-Piramidine.

  • Doni apo nuku doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET.se e kerkon me force POPULLI,USA,dhe BE....... says:

    Te merresh me firmat piramidale kure vete je ne pushtet,do te thote te vazhdosh te tallesh me veten,se popullit shume shpejt do ti merrni te keqen.O spartak,tashme nga skemat piramidale ne grabitjen direkt te popullit,dolet te PPP dhe shoqet e saje per te grabitur tashme indirekte popullin nepermjet taksave te tije dhe kjo si dje po nga fuqia e ndyre e pushteteve,se nuke u ngopet me mos pagimin e takses mbi fitimin,nje detyrim i paster ligjor qe do te thote nje skeme sa e vjeter aqe dhe e re piramidale frut i cmendurise se rendjes pas lekeve te piset dhe pushteteve pa kufi e me c’do forme e cmim brenda djajve.Mjaft eshte MJAFT.Dhe se fundi nuku do te kete leke te piset e pushtet brenda djallit qe t’ju shpetoje me ju ga ndeshkimi.Besoni,binduni e ndaluni ne paudhesite tuaja sa nuke eshte vone dhe rrefehuni,qe Populli,USA,BE e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.

  • Per keto rrefenja te Xha Takut populli i Skraparit ka nje shprehje : ” Si e ke ate kalin qe ngordhi vjet”.
    Akoma dhe ju mediat doni t’a mbani popullin te lidhur pas mendjeve te mykura qe tregojne perralla prane vatres?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *