Arrestohet në Spanjë Enver Bajri, koka e grupit të Bajrajve të Shkodrës

Ornela

Policia e Shtetit, në koordinim me Policinë Spanjolle dhe Policinë Italiane kanë arritur të ndalojnë pak minuta më parë shtetasin në kërkim ndërkombëtar Enver Bajri.

Bajri dyshohet se është drejtuesi i grupit kriminal “Bajri”, që ishte aktiv kryesisht në zonën e Shkodrës dhe u godit disa javë më parë nga Policia e Shtetit në një operacion të gjerë.

Enver Bajri u ndalua rreth orës 11:30 minuta të ditës së shtunë në San Huan, Alicante, Spanjë.

Policia e Shtetit ishte në gjurmim të tij, duke përdorur metoda speciale të hetimit dhe në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligj zbatuese, arritën të konkretizonin kërkimin me arrestimin e tij.

Bajrit në momentin e ndalimit iu gjet një armë pistoletë, që e mbante pa leje dhe rreth 9 mijë euro.

Ai është i dënuar edhe në Itali me 6.6 vite burg për veprat penale të “Organizim i emigracionit të paligjshëm”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim”.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • ne shqiperi nuk ka as banda dhe te forte. ka vetem legena dhe femra legene.
    si duhet ??
    me 5 makina plot me 100 police i ben zap, dhe i ben te hane mutin e tyre bandat dhe legenet.
    ndaj te mos i fryjme shume se lame nam. shqiperia me zhulca, paska banda ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *