Majlinda Kelmendi fiton medaljen e argjend në rikthimin e saj pas dëmtimit

DITA Online

Kampionia olimpike në xhudo, kosovarja Majlinda Kelmendi, është rikthyer nga dëmtimi në mënyrën më mbresëlënëse dhe frymëzuese të mundshme, duke e arritur finalen e Grand Slamit Abu Dhabi të shtunën.

Majlnida Kelmendi nuk arriti të fitojë në finale ndaj italianes Odette Giuffrida në kategorinë -52 kilogram, pasi u dorëzua pas lëndimit që kishte në hundë, raporton Gazeta Express.

Gjatë meçit, Majlnida Kelmendi kishte probleme me hundën e saj, të cilin e pësoi në çerekfinale dhe detyrohej që ta mjekonte vazhdimisht.

Kelmendi në gjysmëfinale e mposhti britaniken Chelsie Giles duke fituar me Ippon.

Ky ishte rikthimi i Majlindës pas lëndimit të gjatë që e mbajti jashtë aktiviteteve për 14 muaj.

Në Abu Dhabi, Majlinda ka kujtime të mira, ajo e kishte fituar medaljen e artë në vitet 2011, 2012 dhe 2014, ndërsa në 2015 fitoi të bronztën.

 

v.l/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *