Konsumimi i rrushit mund të parandalojë shqetësimet në tru dhe depresionin. Ekspertët e ushqimit thonë se mungesa e potenciumit, lëndë e cila gjendet te rrushi, shkakton probleme në tru dhe depresion. Ata thonë që personat e moshuar që konsumojnë pak fruta dhe perime mund preken më shpejt nga problemet mendore. Në mjekësinë kineze rrushi përdorej për pastrimin e gjakut. Kinezët besonin se rrushi forcon kockat dhe e përdornin për përmirësimin e artrozës dhe reumatizmës. Lëngu i rrushit ka efekte pozitive tek sëmundjet e mëlçisë si hepatiti. Gjithashtu, rrushi ul tensionin e gjakut.
