Genc Pollo: Tetë pyetje për Sandër Lleshin

DITA Online

Një ditë pas bërjes publike të emrit të Aleksandër Lleshit, i cili pritet të zëvendësojë ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafajn, deputeti i PD, Genc Pollo, ka bërë publike 8 pyetje që ia drejton zotit Lleshi.

Në një postim në Facebook, Genc Pollo shkruan se nuk ka asnjë paragjykim për Lleshin, Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë që nga viti 2013, por do të donte t’i bënte disa pyetje, lidhur me këshillat që ai i ka dhënë Edi Ramës për disa raste specifike.

 

Tetë pyetje për zotin Sandër Lleshi

Nuk kam paragjykim për zotin Sandër Lleshi, këshilltar i Kryeministrit për çështjet e sigurisë që nga viti 2013 dhe tashmë i propozuar për postin e Ministrit të Brendshëm nga Edi Rama.

Por do të thoja se në këtë moment publiku ka të drejtë të dijë dhe zoti Lleshi, mundësisht para votëbesimit e betimit të tij, ka për detyrë të informojë për sa vijon:

Cilat janë këshillat që z. Lleshi i dha Kryeministrit:

1- Kur u mor vesh se avionë të vegjël transportonin drogë nga Shqipëria në Itali duke përdorur aeroporte ushtarake si Gjadri apo edhe aerodrome e pista rrethanore;

2- Kur u bë e qartë se mohimi nga Ministria e Mbrojtjes i përdorimit të aeroporteve nga avionët e drogës rezultoi i pavërtetë;

3-Kur Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bazo në maj 2014 pretendoi publikisht se është i pamundur trasporti i drogës me avion “meqë hapsirën ajrore të Shqipërisë e monitoron NATO” çka ishte tërësisht e gënjeshtërt pasi NATO nuk ka objekt aviacionin civil e aq më pak aeroplanët privatë;

4- Kur debatohej në publik se mbjellja masive e drogës vendin tonë në vitin 2016 përbënte rrezik për sigurinë publike e kombëtare;

5-Kur raportet e Europolit, Departamentit të Shtetit të ShBA, Zyrës për Drogën e Krimin të OKB (UNODC) dhanë alarmin pas vitit 2016 për kanabizimin e vendit e pasojat e rrezikshme të tij;

6-Kur rezultoi se bandat e narkotrafikantëve kontrollonin radarët e bregdetit dhe i fiknin ata sa herë u nevojitej atyre për fshehur transportet e drogës.

7-Kur një ministër i qeverisë Rama sugjeroi ndërhyrjen antidrogë të Ushtrisë pasi Policia konsiderohej e kanabizuar;

8- Kur u hartua e miratua ligji mbi Forcat e Armatosura, i cili u rrëzua në vitin 2014 nga Gjykata Kushtetuese pasi transferonte të gjithë pushtetet e organeve kushtetuese tek kryeministri duke e bërë atë “edhe komandant edhe komisar” siç u shprehën ekspertët;

v.l/Dita

Share This Article
15 Comments
  • Kuqo ke gjetur diten sot kur kulishet antishqiptare te vorio eqirit dhe asfalise si eprorja tende te besh pyetje provokative , gabim kuqo i stefanaqit per diten qe zgjodhe dhe mos harro se gjenerali eshte katolik dhe dihet kush eshte pas zoterise , kuqo pote vjen radha te tevaren koqet big ngaky djale shqiptari .

    • Pyet Shkelzenin per keto avione te droges sepse ai me te jatin ishin organizatoret e gjoja trafikimit te droges per telenovelatv e shqupit. Avionin ishte nje sherbim qe mafia i beri Berishes per te sulmuar qeverine Rama.

    • Tetë pyetje per te njejten gjë, por edhe kjo sipas “qytetarit digital”. Shume e sforcuar, nje lloj si ajo e ulokut president me pare. Ky kuqua i shpifur eshte tamam ashtu siç dite me pare e ka cilesuar Mero, qe eshte nje gore, qe zvarritet ne zyrat e ShQUP ne kurriz te dinjiitetit njerezor. Po a ka te tille ai?

    • Pollo eshte njeriu me i urryer pas Salehut nga shqiptaret dhe besoj se mallkimi i shqipareve ka filluar te degjohet,kjo lloj qenie eshte turp te quhet shqiptar.

  • Një pyetje për Kuqon Pollo :
    Si reagove ti kur u vra A.Hajdari ?
    shtatë të tjerat do i lë herë tjetër……

  • Te kemi provuar qofte si keshilltar e zedhenes i ish presidentit ne 1996 -1997 edhe minister por edhe kur krijove ate partine qe u harrua shpejt. Kete Sandrin akoma se kemi provuar, por dime qe nuk eshte i perlyer me afera te felliqura korruptive,nuk eshte aspak I konsumuar si funksonar shteti, eshte me nivel te larte arsimor,kulturor dhe ushtarak.Gjysmen e karrieres e ka me partine tuaj,e ne fund te fundit keshilltarI nuk eshte vendimmarres.E keto pyetje duhet t’ja besh Sandrit drejtperdrejt se populli aktualisht e shikon me syrin e ndershem. Respekte edhe per Z.Xhafaj, nje personalitet i madh profesional e shteteror. Doreheqja ishte surprize, prisnim t’ju shkonte ne fund gjerave te mira qe nisi.

  • Une vetem nje pyetje kam per kuqon Pollo:Perse e shkarkuat nga zevendes shef i shtabit te pergjithshem te ushterise?Para se te pergjigjesh,”konsultohu” me Saliun,Imamin dhe Gjunkshin….

  • kryemafjozi korleone i tha djalit te tij Majkellit: ” kush do te propozoje per pajtimdhe takim nga pala kundershtare , ai eshte spiuni,dhe keshtu doli,spiuni ishte njeriu i tyre qe perdornin si keshilltar”
    Ne rastin e transportit te droges me avjona, shikoni kush e ka ngritur per here te pare ne parlament ai e dinte , ose e njihte si fenomen ose e ka lejuar ose e ka bere vet.

  • Kuqo!kam nje pyetje per ty:a i qendron asaj qe ke thene per salen qe ka blere shtepi 1 miljon dollare ne Nju-Jork Amerike?ah me fal se harrova edhe nje pyetje tjeter:a eshte e vertete qe thone se e ke palluar vjehrren se normal thone se kokekuqi me i mire ka palluar benen e vet?!

  • Ngushellime Pollos, nipit te komandantit vorioepirot Themistokli Pollos per vrasjen e bashkeluftetarit te tij ekstemistit voriepirot ne Bularat!

  • 8 pyetje qe jane bere me kohe dhe vlejne per ministrat e PB te Mbrojtjes dhe te Drejtesise! Por jo vete te tanishmit edhe ata te kohes tuaj zot”i Gjel maj plehut “Natyrisht qe s’ju pelqen gjenerali se deshet ta hiqnit me kohe, pse valle ? Oficeret qe ju cuat per specializim jashte shtetit ose nuk u kthyen me ose nuk mbajten me krahun tuaj! Jari s’pati koke per ate pune e ashtu pa koke e bete president!! Nje tjeter qe per ushtar mire ishte ja permirsuat “biografine”
    me kurset e notitit te zhytjes dhe qitjes dhe e bete minister!!!Radaret i shkaterruat vete dhe na del se e paska pas fajin kshilltari i Rames!!!
    Takoje trunin para se me hap gojen!!!

  • Ky mori i kuq kujton se eshte i zgjuar.Haron se eshte pjerdhur.Ai eshte i zoti vetem te baje dashuri me Monika Belucin alias Doris Pak.Shikoni pyetjet.Asnje kunder Lleshit ish mik i ngushte e monstres Vicidoliste dhe morit te Permetit.Mos.valle keto pyetje duan ti forcojne kredencialet Lleshit e ti krijojne nje korace ndaj te najten se sa.ta demtojne.Ku ta dish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *