Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama se ka gati skenarin për mbylljen e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilin opozita e akuzon për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas nënkryetarit të demokratëve, Edi Paloka, provat e reja të paralajmëruara nga Tahiri pas daljes nga Prokuroria kanë të bëjnë me një dokument përmes të cilit ish-ministri i Brendshëm provon se nuk është nën hetim në Itali, ku po gjykohet banda e “Habilajve”.
“Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Saimir Tahiri është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të përgatitur opinionin publik për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit. Këtë që ka bërë sot Saimir Tahiri, e ka paralajmëruar Edi Rama më 16 tetor, kur njoftoi se cili do të jetë fati i dosjes “Tahiri”, e ashtuquajtura provë e re që paraqiti sot si lajm Saimir Tahiri është fakti se në Itali ai nuk është nën hetim.
Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhet prokurorisë për të mbyllur çështjen. Është fakt se Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria shqiptare për krime të kryera në territorin shqiptar. Është fakt së shteti Italian nuk mund të hetojë një shtetas shqiptar që kryen krim në territorin shqiptar“, tha Edi Paloka.
o.j/dita

O Paloqe mavria. Po ju deri dje u handakoset duke ulerritur se shteti Italian ka hapur dosje per Saje Qorrin. Tani qe italianet jua dogjen letrat ne duar, doni te fshiheni prapa gishtit. Parti kriminale kjo pedeja e Bashes dhe Paloqes.
Pse ka politikane kaq injorante ne shqiperi. Si mendojne qe ne prokurorine Italiane munde te mbyllesh nje ceshtje me kerkesen e kryeministrit shqipetar. Prokuroria Italiane ka marre te pa ndehur kryeministrin e vendit te vet Berluskonin, e kryeministra te tjere me potence boterore dhe nuk njeh ryshfet,korrupsion ne radhet e prokuroreve. Po te ishte per Euro ,berluskoni ka 54 000 punetore, sikur te fitoje 1 euro ne dite per punetor ka 54 000 euro dhe imagjinoni se si munde te shkonin punet. Vajmedet per politikanet shqipetare. Me akuza te pa baza me drejtesine Italiane keni kujdes se po te shisni edhe grate nuk ju a paguajn detyrimet.
Medojeni nje te marr ne skenen politike.Paloka mendon se, ai ka bindje se akuzat e tiaj,jane ligji dhe e drejta kombetare e njerezore,cdo veprin ndryshe eshte i jashtligjeshem,eshte antikombetar e antinjerezor,Keshtu vepron “budallai ne kos”,thuhet kendej Drini
derisa prokuroria italiane hetoi Habilajn per krim pse mos hetonte dhe Tahirin si shqiptar i inkriminuar ndaj shtetit italian
ca bicim llogjike perdor Paloqja & Co. ai e di