Qytetet me kuzhinën e përkryer; Në krye, Kopenhagen prej shqiptarit Rene Rexhepi

DITA Online

Me stilin e tij modern, 15 restorante që kanë fituar çmime Michelin dhe kulturën e dashamirëse ndaj biçikletave, nuk është çudi që kryeqyteti danez kryeson listën e 10 qyteteve të cilat Lonely Planet këshillon me force te vizitohen gjatë 2019-tës.

E famshmja Noma, restoranti shqiptarit nga Maqedonia, Rene Rexhepi, që e vuri zyrtarisht Kopenhagenin në hartën e më të mirëve të kulinarisë botërore, u rikthye triumfues sivjet.

I dyti në listë është Shenzheni i Kinës, i konsideruar mjaft i interesant për t’u parë, ndërsa i treti renditet Novi Sadi serb, duke ia kaluar edhe Majemit apo Siatellit.

Në renditje gjejmë edhe Zadarin e Kroacisë. Lista e 10 qyteteve që duhen parë vitin e ardhshëm ofron praktikisht një miks destinacionesh të njohura dhe më pak të rrahura: qytetet popullore e marrin tashmë të gjithë vëmendjen që u duhet, ndaj konsiderohet se fokusi duhet spostuar edhe tek ata për të cilët është folur më pak.

Për të 14-tin vit, Lonely Planet që boton guidat më të famshme në botë për udhëtimet, ka kërkuar nominime nga pjesëtarët e stafit, por edhe qindra kontribuues nga i gjithë globi.

Në fund, pas një peshimi të gjatë të informacionit të grumbulluar, ai doli me këtë përzgjedhje vendesh që ofrojnë sipas site-t të njohur vlera të mëdha, ndërsa përpiqet siç thotë të tregojë perse ky është moment më i përshtatshëm për turizëm në një vend të caktuar.

 

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • E kam pare kete ne emisionin e te famshmit Antony Burdain. Exi i vetevrare i Asia Argentos.
    Pak e njohin por ishte nje nga yjet e CNN qe beri emisione per kuzhinen dhe kulturat e te gjithe botes.
    Ky djali, te kthehemi te ky domethene, une sa e pashe mendova menjehere qe ishte shqiptar.
    Te dhenat e tij, kishte ikur nga Maqedonia diku 17 vjec, dhe kishte fituar pervoje te pakrahasueshme nga familja e tij, sidomos nena, kur mblidhnin barishte ne pyll dhe ne mal, sidomos vitet 90 kur vuanin nga uria.
    Asnjehere nuk deklaroi qe ishte shqiptar.
    Maqedonas tha deri ne fund.
    Megjithate, pavaresisht komplexeve, dukej djale i mire dhe inteligjent
    Qe te haje tek restoranti i tij duhet te prenotohet 3 muaj para, dhe te jesh vip jo shaka

    • …Emisionin e tij, jo s’ e paskam paré!
      Po ky kavalieri, po ua ditka, huqet motrave të anti-shqiptarisë, Eurpés dhe Rusisé, -në garé:
      Kurré, nuk të qesin tē parë,
      Nëse deklarohesh dhe krenohesh, që je shqiptar.

      Megjithatë, nuk pajtohem me heshtjen, ndryshim-qëndrimin e tij:

      Çdo garë dhe post në botë, -sikur ta humbisja, IDENTITETIN tim, nuk do ta fshihja, nuk do ta fshisja.

      Jo! Me gjellérat dhe gradat e huaja, nuk do ta ndërroja, Nuk do të krenohesha, as do të krekosesha!…

      Heshtjen, serviliste-palo moderniste, me turpin; nuk do ta gëlltisja!

      Epo, tashmë po dihet,
      Në këtë të uruar jetë;
      Secili po vendosé, për qëndrimin, deklarimin e vet!

    • Ja pra qe e ke gabim. Ai jo vetem qe e ka thene qe eshte shqiptar por ka ardhur dhe ne Shqiperi dhe ka dhene interviste. Edhe ne instagram e ka deklaruar origjinen e te atit kur i vdiq para 1 viti. Shqip nuk di dhe shpesh e identifikon veten si danezo-shqiptar.

  • MOS HARRO!

    (Me paraqitjen e vërtetë të IDENTITETIT KOMBËTAR, E NDERON VETEN DHE KOMBIN SHQIPTAR)

    …Emisionin e tij, jo s’ e paskam paré!
    Komentuesi, Kuqezi, tha: Djaloshi, Rene Rexhepi, u deklarua maqedonas, -asnjéheré nuk tha:
    Jam shqiptar?!!!

    Po, ky kavalieri, po ua ditka, huqet motrave të anti-shqiptarisë;
    Europés dhe Rusisé,

    -Në garé, kurré, nuk të qesin tē parë,
    Nëse deklarohesh dhe krenohesh, që je shqiptar.

    Megjithatë, nuk pajtohem me heshtje-trishtimin; Ndryshim-qëndrimin e tij,
    Vërtet, po ndihem keq, po befasohem!

    Çdo garë dhe post në botë,-sikur ta humbisja, IDENTITETIN tim, nuk do ta fshihja, nuk do ta fshisja…

    Jo! Kurrsesi, me gjellérat dhe gradat e huaja, nuk do ta ndërroja,
    Nuk do të krenohesha, as do të krekosesha!…

    Heshtjen, serviliste-palo moderniste, me “gjellërat” helmuese, asimiluese;
    Nuk do ta gëlltisja!

    Epo, tashmë po dihet,
    Në këtë, të uruar jetë;
    Secili po vendosé, për qëndrimin, deklarimin e vet?!!!

    -Do té dëshiroja, njé dité,
    Rene, pozitivisht të reflektojé:
    Në çastin e paré: botërisht, veten shqiptar, urgjentisht-solemnisht,
    ta deklarojé!

    …Atéheré, në restoranin e tij,
    Çdo shqiptar, me kënaqësi, do të shkojë.
    Për punën e tij të devotshme, do t’ i uroj!
    30 Tetor, 2018

  • Une e kam pare 2 here ne intervistat qe i ka dhene televizionit francez. Ka deklaruar se babai i tij eshte nje mysliman maqedonas! Asnjehere nuk e ka permendur etnine e tij shqiptare. Ndofta e ndjen veten thjesht mysliman i Maqedonise. Siç ka plot te tjere qe dalin atje ne manifestime me flamurin jeshil me germa arabe.

  • Po mire mer ti nje guzhinier eshte, i mire vertet po GUZHINIER….Nuk po dime me cfare me u mburr, shif se mos gjeni noi shqiptar qe bon mutin me te trashe ne bote…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *