Një monedhë speciale Brexit do të hidhet në qarkullim në pranverën e vitit 2019 për të përkujtuar daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, njoftoi sot Ministria britanike e Financave.
“Monedha Mbretërore do të krijojë një qindarkë të re përkujtimore për Brexit”, bëri të ditur në një komunikatë për shtyp Ministria, duke konfirmuar një informacionin nga tabloidi “The Sun”, me rastin e prezantimit të buxhetit për vitin 2019.
Kjo monedhë me vlerë 50 qindarka (rreth 56 centë euro) do të zbukurohet me mesazhin “Paqe, begati dhe miqësi me të gjitha kombet”, ose “Paqe, begati dhe miqësi me të gjitha kombet”, në frëngjisht, sipas dizajnit të publikuar nga llogaria e Thesarit në Twitter.
Monedha do të përfshijë gjithashtu datën 29 mars 2019, ditën e largimit të vendit nga Bashkimi Europian.
l.h/ dita

Tani Britania e madhe do te largohet edhe si ishull nga Europa; nuk dihet se ku do qendroje se ndryshon perfundimisht gjeaografia fizike. E pse merakosemi: Anglia tere kohen s’i ka dashur te miren Europes. Edhe ne Shqiperi ne luften e dyte boterore i jepte ndihmat duke hedhur nje kepuc ne Tomor e nje ne Bularat, pa le ta mohojne sot bijte e genjeshtres.