“Arkivi online”, tashmë çdo dokument mund të merret nga shtëpia

Ornela

Përmes aplikacionit novator, studiuesit mund të porosisin nga çdo vend i botës, në çdo orë të ditës dokumentet arkivore që iu duhen dhe pasi të kryejnë pagesën përkatëse do të mund t’i marrin brenda 1-5 ditë. “Arkivat online” u prezantua gjatë një aktiviteti të zhvilluar me studiues e studentë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, sepse kanë pikërisht studiuesit që janë studentë, pedagogë, akademikë, kërkues etj të cilët i shërben më shumë ky modul.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido prezantoi modulin duke bërë edhe blerjen e parë online të kopjeve të dokumenteve.

“Ky është një prej kulmimeve të strategjisë së digjitalizimit që kemi dy vjet për të cilin po punojmë. Fakti që module të ngjashme kanë vetëm vendet më të zhvilluara botërore dhe asnjë nga vendet e rajonit na vendos në pararojë në Ballkan për të shërbyer sa më shpejtë dhe sa më mirë studiuesit shqiptarë dhe të huaj, duke i dhënë hov zhvillimit të kërkimit shkencor në vend” – tha Bido.

E pranishme në këtë prezantim, Zëvendëskryeministrja Senida Mesi theksoi se shërbimi më i shpejtë i çdo qytetari është një prioritet i qeverisë shqiptare.

“Ky aplikacion mundëson që në çdo kohë të mund ti shërbehen studiuesit, pavarësisht nëse zyrat shtetërore janë të hapura a të mbyllura” – theksoi ajo -Ne garantojmë mbështetje të plotë për iniciativa të tilla novatore që në fakt vijnë në përputhje edhe me prioritetet e qeverisë shqiptare për digjitalizimin dhe inovacionin. Njëkohësisht, nxisim bashkëpunimin me politikëbërjen me qëllimin që t’ju përgjigjemi nevojave të tregut dhe të qytetarëve.”

Module të ngjashme ka në vendet më të zhvilluara botërore, si Britania e Madhe, Franca, SHBA.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *