Pas dorëheqjes, Xhafaj i jep mbështetje kryebashkiakut të Tiranës

DITA Online

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është shfaqur përkrah Erion Veliajt, në një takim me banorë të njësisë 10, duke shprehur mbështetjen ndaj kryetarit të Bashkisë në zgjedhjet e ardhshme. Veliaj ka nisur dëgjesat publike për projekt buxhetin e vitit të ri të bashkisë së Tiranës

Sipas Xhafajt, Veliaj është nga ata persona që vijnë në pushtet, jo sa për të kapur një karrige, por për të shërbyer, e që duan të lenë një gjurmë përmes kësaj mundësie.

“Ka njerëz që ulen në një karrige dhe janë të kënaqur se kanë kapur një karrige; ka njerëz që marrin pushtet dhe janë të lumtur që janë të pushtetshëm; ka njerëz që vijnë për të shërbyer, që kanë një mision që duan të lenë një gjurmë përmes mundësisë që u jep pushteti dhe ky është Erion Veliaj! Katër vjet më parë na është dashur të flisnim se kush është Erion Veliaj, kurse sot nuk na duhet fare të flasim sepse ai dhe ekipi i tij duhet të tregojnë çfarë punësh kanë bërë dhe janë duke bërë”, u shpreh ai.

v.l/Dita

Share This Article
5 Comments
  • Vellai i Geron burgaxhiut dhe drogaxhiut, Ministri Rezil i Edvinit, Fatmir Xhafaj meson te rinjte nga eksperienca e tij famoze si HETUES i Enverit,

    Kesaj i thone:

    USTAI I ENVERIT PO MESON CIRAKUN

    Si te mashtroje fanatiket dru me pre me fintet e Partise se Punes,

    O SA MIR ME KEN ENVERIST!

    Asnjehere nuk mbetesh pa pune!

  • Faleminderit i nderuar Fatmir Xhafaj per konsideratat shprehur per Kryebashkiakun- Veliaj te merituara.
    I nderuari din te nderoje !
    Sukse Ju ne misionin atdhetar vene VETES.
    Pasuesi Veteran
    Toronto30-10-2018 Dh Xh.(Guri Naimit D)

  • Kjo tregon shume. Kjo tregon qe edhe pse nuk eshte me minister ai vazhdon te jet socialist dhe partizan i puneve te mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *