Kryemadhi: Nxitje bashkëpunimit Shqipëri-Kinë

Leda Hysa

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë vizitës zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, zhvilloi një takim në Asamblenë Kombëtare Popullore me Hu Ke Ming, anëtar i grupit të miqësisë “Kinë-Shqipëri”.

Kryemadhi falenderoi Z.Hu për mikëpritjen dhe shprehu angazhim në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të nxitur më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, duke i vendosur një theks të veçantë projekteve të zhvillimit në kuadër të nismës “Një brez-Një rrugë”, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në një sërë fushash të tjera prioritare.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përkrahu vazhdimin e shkëmbimeve ndërmjet 2 parlamenteve dhe grupeve të miqësisë. Ajo theksoi mundësitë e reja të bashkëpunimit që janë hapur në kuadër të iniciativës “Një Brez, Një Rrugë dhe Platformës “16+1”, si dhe fushave të tjera konkrete si Bujqësia e Turizmi, Drejtësia e Rendi. Kryemadhi shprehu vlerësimin për trendin pozitiv të rritjes së shkëmbimeve ekonomike tregtare si dhe pozicionimit të RP të Kinës si një ndër investitorët kryesor në vend.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • anetaret e shoqates Hu ke mini,moni ha hu,hyn hu ke moni,hu ha moni,Moni like hu,vaso hu ri,vaso o hu,hu ri hy ri.te gjithe e mbeshtesin nxitjen e bashkepunimit.

  • Filloi dhe gruaja e presidentit turne neper bote qe te mos mbetet prapa te shoqit:A ka barazi gjinore ?; Ja shembbulli i gjalle !Por nuk kuptohet se pse thuhet vizite zyrtare, kur nuk thuhet se kush e ftoi ? dhe kjo cfare perfaqesoi ne Kine : LSI ,parlamentin,Shoqaten e miqesis Shqiperi -Kine ne qofte se kryen ndonji pune apo eshte e emeruar ne kete shoqate:Nga shkrimi del se ka bere nji shetitje deri ne Kine dhe do te kete takuar ndonji Kineze qe e ka njohur ne Shqiperi dhe kjo do te kete pasur ndonji njeriun e saj Funksionar te larte qe e ka njohur me kete shoqen e saj nga Shqiperia.qe quhet Monika dhe qe eshte gruaja e Presidentit por qe mbiemrat nuk i kane martuar akoma !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *