Përveç ndalimit të alkoolit, adoleshentët do ta kenë të pamundur të shkojnë edhe në lokalet e natës.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj lokaleve dhe klubeve të natës, që do të pranojnë të kenë si klientë adoleshentë.
Rama ka thënë se ndaj këtyre subjekteve do të ketë sanksione të rënda, por edhe do të mbyllen për një vit dhe as nuk do të lejohen ta japin ambientin me qira.
“Ligji do të shkojë në Parlament. Masat janë shumë të rënda dhe duke sanksionuar rëndë të gjithë lokalet që shkelin këtë ligj dhe që do të pranojnë të hyjnë në dyert e tyre gjatë orëve të mësimit pavarësisht nëse marrin apo nuk marrin alkool. Ndëshkimet do të jenë ekstreme. Pas mbylljes së pikave të basteve dhe lojërave të fatit, ana tjetër është mbrojtja e domosdoshme e adoleshentëve nga alkooli.
Gjërat kanë shkuar në një pikë që nuk mund të tolerohet më në bashkëpunim me shkollën dhe prindërit. Do të ndalohet frekuentimi i adoleshentëve në klubet e natës. Vetëm kur të jenë të shoqëruar me prindër apo mësues, ndryshe do të jetë e ndaluar rreptësisht. Masat do të jenë të rënda, që do të shkojnë deri në mbylljen e lokaleve për një vit duke ua bërë të pamundur dhënien me qira të lokaleve”, tha Rama.
l.h/ dita

Dale kur te shpallin ndalim qarkullimin e minoreneve.
E beri si kamp perqendrimi dalengadale.
Cdo person duhet te pajiset me leje daljeje nga Ramiu, jo nga familja.
Po behet dhe burre per grate shqiptare, dhe babe per femijet.
Nje rruge e dy pune i thone kesaj.