Data e zgjedhjeve lokale, operatorët turistikë, kërkesë në Presidencë

DITA Online

Presidenti Meta ka vijuar traditën e paraardhësve për të diskutuar me grupet parlamentare përpara se të vendos për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Taulant Balla e më pas 2 kryetaret e grupeve të opozitës janë pritur në takime të veçanta nga kreu i shtetit këtë të mërkurë.

Presidenti duhet të vendosë për një datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale 9 muaj përpara mbajtjes së tyre që në kod përcaktohet se duhet të zhvillohen nga data 15 Mars deri më 30 Qershor. Zgjedhjet e fundit lokale 4 vite më parë u zhvilluan në 21 Qershor dhe data më e mundshme për t’u mbajtur zgjedhjet e ardhshme është mes dy të dielave të fundit të Qershorit.

Por presidentit i ka ardhur një kërkesë nga operatorët turistikë që të vlerësojë mundësinë që zgjedhjet të mbahen në një date që nuk dëmton sezonin turistik, siç ka ndodhur në proceset e fundit zgjedhore. Tanimë pritet fjala e kreut të shtetit.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Zbrite ti miku nga shpellat?
    Pasi te marresh mendimet e partive politike, para se te vendosesh, keshillohu edhe me ate Peken e Pekajve dhe me Gjinin e Ijes.
    Keshtu djal i mbare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *