Nëntori nis me mot të ngrohtë, dhe pa reshje

Leda Hysa

Muaj nëntor ka nisur me kthjellime dhe vranësira kalimtare të cilat dominojnë në të gjithë territorin.

Më të theksuara vranësirat në ekstremin verior dhe zonat veriperëndimore por pa rrezikuar shira.

Ndërsa, gjatë pasdites pritet përmirësim i situatës atmosferike duke sjell mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin me praninë e vranësirave të lehta në veri-verilindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do te pësojnë rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale te ditës duke luhatur vlerat ditore nga 10 në 28°C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi ballë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Muaj nentor do te jete pergjithsishte me temperatura te pranushme pa ekstreme .Shira do te ket .Fillojne nga fundi i javes dhe permirsimi do te jet i shpejt . Ky cikel shira dhe permirsim do te jet dhe ne javet ne vazhdim. Intesiteti i shirave nuk do te krijoj probleme .Pra do te kemi gjithsejt 6-8 shira ne muajn nentor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *