PS plotëson vakancën në KQZ me Rezarta Bitrin dhe Bledar Skënderin

Ornela

Rezarta Bitri dhe Bledar Skënderi janë anëtarët e rinj të KQZ-së, përfaqësues të mazhorancës.

Dy kandidaturat u votuan në Kuvend me 74 vota pro. Pas votimit ata bënë betimin në një ceremoni publike.

“Dy vendet vakante në KQZ nga partitë e shumicës parlamentare. Grupi parlamentar i PS nga katër kandidatura të propozuara Rezarta Bitri, Arens Çela, Elira Kokona, Bledar Skënderi ka përzgjedhur me anë të kryetarit zonjën Rezarta Bitri dhe zotin Bledar Skënderi. Grupet e tjera parlamentare dhe pas përfundimit të gjitha afateve të arsyeshme nuk kanë ushtruar të drejtat e parashikuara në kodin zgjedhor”, tha Ruçi para votimit.

Sipas formulës së KQZ-së, nga shtatë anëtarë, katër kandidatë i takojnë PS-së. Me rikandidimin e Skënderit dhe propozimin për Bitrin, PS-ja bëhet me katër anëtarë në KQZ. Konkretisht: Bledar Skënderi, Rezarta Bitri, Edlira Jorgaqi dhe Denar Biba.

Ndërsa në krahun e opozitës situata duket më e ndërlikuar. Nga tre anëtarë që i takojnë opozitës, sipas Kodit Zgjedhor, dy i propozon partia e parë parlamentare e opozitës dhe një partia e dytë parlamentare e opozitës.

Por aktualisht KQZ-ja drejtohet nga një anëtar i propozuar nga opozita, i caktuar pas marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017. Konkretisht, nga Klement Zguri. Ndërsa dy anëtarët e tjerë, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, për të cilët është hapur edhe vakanca, pritet të ketë një debat brenda opozitës. LSI-ja ka të drejtë të kërkojë anëtarin e saj në KQZ si partia e dytë me 18 deputetë e pakicës parlamentare.

PD-ja do të duhet të zgjedhë nëse një prej dy propozimeve të saj do t’ia lërë LSI-së. Nuk dihet nëse brenda opozitës do të ketë një marrëveshje për këtë çështje, por ajo që është e sigurt është që KQZ-ja tanimë nuk është në ngërç institucional.

Aktualisht, KQZ-ja ka të mandatuar vetëm 3 anëtarë nga 4 që është numri minimal për të zhvilluar mbledhjen. Me propozimin e dy anëtarëve nga PS-ja, bëhet edhe zhbllokimi institucional i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Domethan ne tre anetaret e opozites ai i midisit si ma i gjati po i takoka Kryetar i KQZ.
    Bukur qe KQZ e drejton i mesit,nder tre ai ma i gjati.E megjitheket nuk mund te bahet bllokimi institucional i Komisionit Qendror te zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *