Kur duhen konsumuar frutat?

Ornela

Nëse deri më tani ju është thënë se frutat duhen konsumuar gjithmonë pas vaktit ushqimor, na lejoni t’ju tregojmë se kjo është e gabuar.

Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar ftuta është mëngjesi i herët pas një gote me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur.

Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.

Pse e gjithë kjo?

Frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejt procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera. Pra, nëse ju hani makarona dhe pas tyre fruta, tretja e makaronave do të ndalojë tretjen e frutave dhe kështu ato do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Konsumimi i frutave ka vlera sepse vitaminat qe ato permbajne konsumohen te gjalla.Ndersa vitaminat qe kane produktet e tjera ushqimore qe duhet te kalojne gatimin mbi 60 grade celsius vdesin.Fermentimi nuk bahet ashtu sic na spjegon artikulli.Por bahet ne varsi te vitaminave te cilat e pershpejtojne apo e ngadalsojne fermentimin.Shkurt:Vitaminat jane origjinal katalizator natyrore.Kjo shifet tek njerzite qe ushqehen pa munges frutash ftyra u shendrite.Por duhet te bahet kujdes qe te mos kalohet marrja ma shume sec duhet e vitaminave.Te cilat veprojne te kunderten ne dam te shendetit.Per ma teper drejtohuni ndonji mjekut nga ato qe nuk botojne aftesite e tyne ne gazeta sic botojne te pa pritushmit me plot aftesi fodulle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *